Si mund të ndodh një revolucion, i cili do ta ndryshonte gjendjen sociale, ekonomike dhe politike në këtë vend?

Politika

Si mund të ndodh një revolucion, i cili do ta ndryshonte gjendjen sociale, ekonomike dhe politike në këtë vend?

Nga: D.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:08
Prishtinë

Se sa ka shpresa dhe si mund të ndodh një revolucion, i cili do ta ndryshonte gjendjen sociale, ekonomike dhe politike në këtë vend, njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë për “Bota sot” revolucioni nënkupton përmbysje me dhunë të një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik që i ka kaluar koha dhe vendosja e një rendi të ri shoqëror, që sjell në fuqi një klasë të re, përparimtare  që zgjidh kontradiktën ndërmjet forcave prodhuese, e marrëdhënieve në prodhim.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, puna, aktiviteti dhe veprimtaria revolucionarë ka pasur shumë kuptim në mbarim të shekullit XIX, dhe në tërë shekullin XX, ngase të tilla kanë qenë raportet nga të mëdhenjtë, dhe nga forcat prodhuese dhe antagonizmat klasore.

“ Jeta dhe veprat e shoqërisë janë frymëzuar nga fjalët e zjarrta ku në një mënyrë është bërë edhe formësimi i kombëve  dhe shtetëve. Pra në këto rrethana edhe ka pasur kuptim veprimtaria revolucionare, që ka pasur karakter borgjez, demokratik, anti-imperialist, popullor, socialiste etj. Në fakt Kosova dhe vet populli i Kosovës në raportin shoqëror, dhe shtetërorë nuk paraqet nivel të vetëdijes. E them këtë nga fakti që absolut është një shoqëri e pa organizuar, pa synime, e topitur në vizion dhe e manipuluar si klasë punëtore nga elementet servil sindikalist, të cilët mbajnë afërsi me politikën për motive të ultë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

Sipas tij, niveli akademik dhe intelektual, ose është margjinalizuar , ose është jatak i mirë i politikës, ku ankorohen lehtë dhe që shuhet e vetmja shpresë e ndryshimit.

“Pra konceptualisht, konsiderojë se në shekullin e XXI nuk duhet të ketë revolucion i formës klasike, ngase jetojmë në një epokë të revolucionëve teknologjike, ku forma e veprimit dhe e mendimit njerëzorë është shumë përtej fjalëve dhe veprimeve të zjarrta revolucionare. Por, një formë ndryshimet duhet të ndodhin, sepse populli nuk është tufë delesh, që duhet të sulet pas politikës dhe këtyre politikanëve të korruptuar, e të pa ndërgjegjshëm duke u bërë pengës serioze e zhvillimit ekonomik, social e politik”, ka thënë Haziri.

Ai konsideron se revolucioni nënkupton edhe dhunë, por duhet ditur se ne jemi kundër dhunës, dhe jemi për një vetëdijesim qytetarë.

“ Pa ndërgjeshmëria dhe injorimi i strukturave aktuale që përfaqësojnë institucionet politike dhe vendimmarrëse të cilat me mosveprimet e veta politike, profesionale dhe institucionale, janë duke ndikuar në mos zbatimin e ligjit, të cilat njëherësh edhe po e cenojnë direkt Kushtetutën. Protestat janë një rrugë e zgjidhjes së problemeve, por asnjë protestë deri më tani nuk ka qëndruar në suazat e popullores, ngase politika nuk lejon që gjërat tu dalin nga dora, prandaj direkt involvohen që ti ruajnë favoret, dhe protesta vetëm sa instrumentalizohet për ti shërbyer me devotshmëri kësaj klase politike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat