Ky veprim dëshmon se PDK-ja do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës

Politika

Ky veprim dëshmon se PDK-ja do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:59
Ilustrim

Sot, Gjykata Kushtetuese ka shpallur ekipin negociator të Kosovës me Serbinë antikushtetues.

Lidhur me këtë vendim, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim, ka thënë se ka qenë e ditur se grupi negociator është antikushtetues.

“Është vendim i qartë dhe i saktë, të gjithë e kemi ditë që ai grup është antikushtetues pa marr parasysh se gjyqtaret e kësaj gjykate janë të dobët skajshmërisht në kuptimin e kushtetshmeruse dhe gjykimit të ndonjë rast”, ka thënë ai për “Bota sot”

Image
Blerim Burjani

Për më tepër, ai ka shtuar se ky vendim jep të kuptohet se PDK do ta rrëzoje këtë qeveri dhe se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do ti pamundësohet pjesëmarrja në  negociata.

“Por, kjo tema e grupit negociatore është shumë e thjeshte se qeveria është organ ekzekutive, përderisa parlamenti është organ ligjdhënës dhe mbikqyrës , tash kemi kthim prapa të kësaj teme, s`ka unitet fare në mes partive, ky vendim i tregon edhe presidentit se nuk duhet të involvohet. Sepse presidenti po ashtu është në kundërshtim në temën e negociatave kjo të jep të kuptojmë se edhe PDK do ta rrëzoje këtë qeveri definitivishte edhe Thaçit do ti pamundësohet pjesëmarrja në  negociata”, ka përfundar Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat