Përçarje komandantësh në PDK, Krasniqi akuzon Sami Lushtakun, ia përmend tenderët

Politika

Përçarje komandantësh në PDK, Krasniqi akuzon Sami Lushtakun, ia përmend tenderët

Nga: N.Sh Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:13
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Në Partinë Demokratike të Kosovës, ka filluar të “shkrihet” akulli. Akullnajat e ngrira që nga koha e luftës dhe përfitimet që i kanë bërë pas luftës e këndej, tashmë nga “nxehtësia” e madhe e kësaj vere, po fillojnë të shkrihen ngadalë.

Kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ishte edhe kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, ka filluar t’i “hapë” letrat.

Ish-kreu i SHIK-ut, i cili akuzohet për shumë çështje të jashtëligjshme në Kosovë, ka filluar një “aksion” që të liroj nga detyra të gjithë zyrtarët e kësaj partie të cilët përballen me aktakuza nëpër gjykatat e Kosovës.

Por, ai nuk po guxon që “letrat” e tij të i hapë te Sami Lushtaku.

Ky i fundit ka thënë se “s’ka bir nane që e largon nga partia derisa të donë ai vet me dalë”. Madje ka akuzuar 4-5 persona brenda PDK-së.

Për këtë çështje, analisti politik dhe politologu Faik Krasniqi thotë se, Lushtaku është një nga përfituesit më të mëdhenj në Kosovën e pasluftës.

Krasniqi thotë se ka përfituar milionët dhe tenderë të ndryshëm.

“Për kapje të shtetit dhe institucioneve flet njeriu që ka bërë çfarë ka deshtë në këto dy dekada. Sami Lushtaku është njeri nga përfituesit më të mëdhenj në Kosovën e pasluftës. Ka përfituar milionat si pjesë e PDK-së, dhe imazhit të të fortit. Duke filluar nga tenderët”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, do të ishte mirë që Lushtaku t'i tregojë emrat se kush janë ata 4-5 persona në PDK që e kanë bllokuar Kosovën dhe kontrollojnë gjithçka.

“Në PDK janë shumica që kontrollojnë gjithçka. Nga të varfër që kanë qenë, janë shndërruar në njerëzit më të pasur në Kosovë. Sikur të kishim shtet të mirëfilltë, me qindra politikanë dhe bishta të tyre sot do të ishin prapa grilave, dhe pasuria e tyre e paligjshme do konfiskohej”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat