Mehazi: Ja kush po shkarkon të padëgjuesheshmit e PDK-së

Politika

Mehazi: Ja kush po shkarkon të padëgjuesheshmit e PDK-së

Nga: D. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:49
Kadri Veseli

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, tashmë kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku,i ka reaguar kryetarit të partisë, Kadri Veselit, pasi ky i fundit mori nismën të shkarkojë zyrtarë të PDK-së që janë nën akuza për korrupsion.

Lushtaku ka thënë se janë 4-5 persona në PDK, që po e shkatërrojnë Kosovën dhe PDK-në dhe se ai nuk ka asnjë aktakuzë për korrupsion dhe se “askush nuk e ka qëllimin” që ta përjashtojë atë nga partia, madje ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij në raport me vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për shkarkimin nga pozitat publike dhe partiake të anëtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit.

 “Sa për sqarim, nuk është e vërtetë që unë kam ndonjë aktakuzë që lidhet me korrupsion ose ndonjë aferë që lidhet me krim të organizuar apo shpërdorim të detyrës zyrtare. E vetmja aktakuzë, dhe të cilën as tash e tutje nuk e pranoj, lidhet me transferimin tim në organet e zbatimit të drejtësisë në veri, ku konsideroj se do të rrezikohej jeta ime”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kadri Veseli para se të shkarkonte funksionarët e lartë të PDK-së në fillim duhej të shkarkonte veten, e pastaj të tjerët.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, Sami Lushtaku e ka shumë gabim, sepse nuk janë vetëm katër-pesë persona të cilët e kanë bllokuar PDK-në dhe Kosovën, sepse Kosova është e bllokuar nga gjithë PDK-ja.

“Kosova është e bllokuar nga e gjithë PDK, që nga kryetari, e deri në nivelet më të ulëta partiake. E keqja e PDK-së nuk vjen nga pesë persona, por nga gjithë partia. Se dimë se cili prej partisë së PDK-së s'është i korruptuar, ama bile dhe një s'mund ta gjejmë. Partia më krimogjene në Kosovë është PDK-ja, kryekrimineli i partisë shkarkon kriminelët tjerë të padëgjueshëm për shkak konkurrencës korruptive e kurrsesi për të mirën e Kosovës. Deri sa në krye të partisë së PDK-së janë “Prontot” përveç dëmeve asnjëfarë dobie nuk ka popullata e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat