Njohësi i ekonomisë flet për revolucionin në Kosovë, a duhet të ndodhë një i tillë?

Politika

Njohësi i ekonomisë flet për revolucionin në Kosovë, a duhet të ndodhë një i tillë?

Nga: D. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:57
Mustafë Kadriaj

Shpresa e vetme e Kosovës dhe shqiptarëve është transformimi i brendshëm shpirtëror, moral e edukativ, pa revolucion të brendshëm njerëzor, pa vetëdije pozitive, pa një dashuri individuale, kolektive shoqërore e shtetërore nuk ka perspektivë. Andaj duhet patjetër që të ndodh një revolucion, për ta ndryshuar gjendjen ekonomike, sociale e arsimore në Kosovë.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për “Bota sot” se duke marrë parasysh si shoqëri me demokraci të brishtë sipër nga tradita dhe praktika konsideroj që për Kosovën do të ishte fatale si një shtet i ri për faktin që ne mund ti kujtojmë opinionit krizën shoqërore në pranverën e vitit 2004 ku dëshmuan që ne si shoqëri nuk mund të menaxhojmë dhe aq më shumë vazhdojnë pasojat në vazhdimësi.

“Po ashtu revolucionet kanë si shkak pa kënaqësinë por janë të diktuara nga shërbimet që si përfundim fitojnë shërbimet apo forcat e caktuara politike ku mund t’ia dikton edhe kahjen e demokracisë dhe orientimit në nivel botëror dhe kjo me çelikos edhe më shumë mendimin që Kosova në asnjë mënyrë nuk guxojnë që të rrëshqas në ndonjë revolucion të mundshëm por rruga më e mirë, është për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare. Dhe si përfundim Kosova ka shembullin më të mirë krizën politike në Shqipëri se si është ardhur deri në një krizë institucionale që rreziku më i madh është që të kemi një krizë apo mini-revulucon sikurse në vitin 1997 e që ende shteti Shqiptar i vuan pasojat si materiale por edhe njerëzor ku dihet që janë dëmtuar institucionet, ekonomia dhe me e rënda humbja e shumë jetrave të qytetareve të pafajshëm sepse në atë kohë” ka thënë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat