Skandali i radhës: Ministria e Inovacionit me para të popullit financon frizere

Politika

Skandali i radhës: Ministria e Inovacionit me para të popullit financon frizere

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 qershor 2019 Në ora: 14:12
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj

Së fundi u publikua raporti i Auditorit për vitin 2018, me fokus të veçantë subvencionet në bujqësi dhe sektorë tjerë të qeverisë. Ndonëse politika zë vend në jetën tonë të përditshme, duhet kujtuar se bazë e shëndosh e zhvillimit të një shoqërie është bujqësia. Mirëpo, edhe këtu politika ka futur hajninë,duke vjedhur paranë publike në mënyrën më djallëzore. Së pari duhet theksuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përveç programeve të rregullta, ka miratuar edhe dy programe të veçanta të mbështetjes financiare në vlerë 8 milion euro, pa analizë paraprake dhe duke tejkaluar kështu kufijtë buxhetor të aprovuar.

Edhe raporti i auditimit të perfomancës “Menaxhimi i procesit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, tregon se ka mangësi në mënyrën e menaxhimit të dhënies së granteve dhe subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Këto mangësi janë kryesisht në transparencën dhe mënyrën se si përfitohen këto subvencione. Mangësi e parë është mungesa e një definicioni të qartë të fjalës subvencion. Kemi një laramani termesh që e tregojnë se kanë të bëjnë me një shumë, por nuk tregojnë implikimet sociale. Subvencionet janë një mjet qeveritar i politikës fiskale që synon lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve, organizatave dhe bizneseve përmes pagesave direkte ose reduktimit të taksave.

Mungesa e bazës së standardizuar ligjore për subvencione ka bërë që ministritë dhe komunat të ndaj ato në mënyrë jo transparente Kjo ka ndodhur me qëllim të përfitimit të granteve ose subvencioneve të njerëzve të afërt të politikanëve. Monitorimi i subvencioneve nuk paraqet siguri të mjaftueshme duke mundësuar të ketë keqpërdorime, duke mos qenë i caktuar numri i personave që marrin subvencione, ka ndodhur një person ka marrë subvencione më shumë se tri herë brenda një viti.

Mungesa e ideve për të bërë shtet, si dhe interesi që paratë të shkojnë tek njerëz të afërt të tyre ka krijuar skandele në vete. Paramendo, sipas Raportit të Auditorit për 2018 dëshmon se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka subvencionuar edhe një frizere. Skandal që nuk kapërdihet, se si taksat e qytetarëve që duhet të jepen për subvencion që avancon ndërmarrësin dhe krijohen mundësi të reja për vende pune, përdorën për frizere. Frizere nuk është biznes në interes publik, dhe kjo s`duhet të ndodhte. Keqpërdorimi i parasë publike vazhdon të mbetet sfidë e paarritshme e qytetarëve, pasi mungesa e mekanzimave të qytetarëve nuk e parandalon dot pushtetin të manipuloj me paranë publike. Në një shtet të kapur nga krimi, ku prokurorët janë pjesë e pazareve të politikës së mbrapshtë, nuk mund dhe nuk mund të pritet që të prodhoj drejtësi.

Një shtet që financon frizere dhe nuk jep subvencione të mjaftueshme për grurë, për bagëti dhe të tjera nuk ka synim dhe orientim në favor të zhvillimit të ekonomisë. Kjo klasë politike synon vetëm që paranë publike mos ta lejoj të dalë jashtë rrethit të ngushtë të klanit të tyre. Keqpërdorimi i parasë publike mbetet ndër problematikat kryesorë të shteti të Kosovës. i cili ka nevojë për njerëz që e duan interesin publik mbi atë personal, ndryshe sfidat do të mbesin të pakaluara për të tashmen dhe të ardhmen. Nëse do të kishte sado pak shtet të së drejtës, pas këtij raporti dikush duhet të jep përgjegjësi për keqpërdorimin e parasë publike, megjithatë siç do herë edhe këtu pritet të ketë tolerime, pasi në një shtet të kapur mos prit përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat