“Qeveria të rrëzohet, zgjedhjet në shtator”

Politika

“Qeveria të rrëzohet, zgjedhjet në shtator”

Nga: G.B Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:48
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues Ekipin Negociator, i cili ishte formuar për dialogun me Serbinë.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta nga opozita e shoqëria civile.

Opozita, LDK dhe VV e kishin kundërshtuar që nga fillimi këtë ekip, për të cilin ishte ndarë dhe buxhet.

Image
Blerim Burjani

Se kush duhet të japë përgjegjësi për këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se edhe vetë themeluesit e ekipit e kanë ditur se janë antikushtetues dhe se zgjedhjet janë detyrim pasi s’ka rrugëdalje.

“Këtë e kanë ditur edhe vet themeluesit e këtij grupi që është antikushtetues. Është shumë e qartë se ligji ishte pa kuptim dhe kundërkushtetues në sistemin parlamentar ku pushtetet janë të ndara. Andaj verdikti i Gjykatës vetëm konstaton ndarjen e pushteteve, dihet kjo kompetencë i takon qeverisë me Kushtetutë, edhe pse kjo qeveri e dobët me një kryeministër të paaftë nuk mund të sjellë asnjë ndryshim, zgjedhjet tash më duken detyrim s’ka tjetër rrugëdalje”, është shprehur ai.

Burjani thotë se edhe presidentit i mohohet që të udhëheq dialog ku merr rol ekzekutiv dhe kështu e çon vendin në zgjedhje në shtator, duke shtuar se qeveria duhet të rrëzohet.

“Edhe presidentit kuptohet se i mohohet me Kushtetutë udhëheqja e çfarëdo dialogu që merr rol ekzekutiv, dhe si i tillë shtetin e çon në zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator. Nuk ka rrugëdalje tjetër, kjo qeveri skandaloze e paaftë, thyerje e Kushtetutës e ligjeve dhe ekonomisë se tregut. Duhet të rrëzohet, ajo nuk do të duhej bërë fare PAN. Ishte vetëm zhvatje e buxhetit”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat