Ramush Haradinaj gjendet para dy alternativave: Të jap dorëheqje ose...

Politika

Ramush Haradinaj gjendet para dy alternativave: Të jap dorëheqje ose...

Nga: N.Sh Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:59
Ramush Haradinaj

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, kur e shpalli jo kushtetues ekipin negociator të Kosovës në Bruksel, edhe Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po vlerësohet se është jo legjitime.

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali thotë se, pas këtij vendimi, kryeministri Haradinaj i ka dy alternativa.

E para është që të ulet dhe të bisedon me opozitën dhe partitë e koalicionit për datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe e dyta të japë dorëheqje.

Image
Driton Tali

Megjithatë, nëse Haradinaj i injoron këto dy alternativa atëherë, Tali fton opozitën që të bojkotojnë Kuvendin.

“Kjo Qeveri nga pardje, pas verdiktit të Kushtetutës është jo legjitime. Tashti Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dy alternativa. Njëra është që të ulet me opozitën dhe partitë tjera të koalicionit e të merren vesh për datën e zgjedhjeve. Dhe e dyta që të jap dorëheqje vet. Unë mendoj se alternativa e parë (pra marrëveshja me partitë parlamentare) është më e mira. Por, nëse z. Kryeministër i injoron të dy këto alternativa atëherë unë do ta ftoja opozitën që ta bojkotojnë Kuvendin me argumentit se Qeveria është jo legjitime - shkelëse e Kushtetutës!”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme, koalicioni ideal për qeverisjen e vendit do të ishte LDK-LVV.

“Sa i përket koalicioneve parazgjedhore unë që në fillim kam qenë mbështetës i idesë për koalicion LDK-LVV.

Siç po shihet ky koalicion është vështirë të realizohet ndonëse jo i pamundur. Sidoqoftë, kjo i mbetet udhëheqësve partiak të merren vesh.

Por, atë që e besojë (apo dua ta besojë) është se votuesi i Kosovës, tashmë është vetëdijesuar dhe në kutinë e votimit do të dijë si të votojë”, potencon Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat