Kritikohet partia e Milaim Zekës: Përveç fjalëve të bukura asgjë nuk shpalosi në programin e tij

Politika

Kritikohet partia e Milaim Zekës: Përveç fjalëve të bukura asgjë nuk shpalosi në programin e tij

Nga: M.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:51
ilustrim

Skenës politike të Kosovës sot iu shtua edhe një parti e re, Partia Euroatlantike, me bashkëthemelues deputetin Milaim Zeka dhe Hysen Gecaj.

Deputeti Milaim Zeka sot prezantoi Partinë Euroatlantike të Kosovës ku kritikoi lidershipin aktual, por shpalosi edhe vizionin e PEK-ut duke premtuar se do të bëjë të kundërtën asaj çfarë ishte bërë deri më sot.

Zeka premtoi se do të ndryshojë këtë vend, ai përmendi se do të investoj në çerdhet, shkollat dhe spitalet.

Lidhur me këtë çështje njohësi i zhvillimeve politike në vend, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” tha se kjo parti është një kopje e keqe e maskarallëkut që tashmë 20 vjet e kemi.

“Vet emërimi i partisë është absurd për mendimin tim, e gjithçka vjen pas, është një kopje e keqe e maskarallëkur që tashme 20 vjet e kemi ndër ne. "Partia Euroatlantike"! Pse duhet ne ta potencojmë një gjë të tillë? A nuk jemi europian apo nuk besojmë fare në ketë term dhe në vend të kësaj shërbehemi me parulla boshe?

Ne sikur edhe çdo ditë, në diskursin politik të Kosovës, i dëgjojmë frazat, integrime euroatlantike, kompani të ndryshme që para emërimit të tyre kanë fjalën euro dhe, pothuaj në çdo segment të jetës shërbehemi me këto fraza koti. Por, çfarë bëjmëne vërtetë? Ne jemi europian, por nuk besojmë në vlerat e këtij qytetërimi. Ky është problemi thelbësorë i shqiptarëve kudo”, tha Duhanaj për “Bota sot”.

Image
Leon Duhanaj

Tutje, Duhanaj, theksoi që programi i kësaj partie nuk shpalosi asgjë të re dhe se kjo parti është si partitë e tjera dhe nuk ka agjë përveç fjalëve të bukura që thur Milaimi.

“Për aq sa kam dëgjuar nga programi i shpalosur nga Milaim Zeka, nuk tha asgjë të re çfarë nuk e kemi. Do bëjë letë bëj atë, nuk është ky program politik europian. Ky është program mjeran ashtu siç janë të gjitha programet e partive tjera. Europa sot ka programe moderne politike, ku qytetarit i shërbehet vizioni për të ardhmen në nivel global. Ne jemi larg, shumë larg, për mos me thënë me shekuj! Prandaj, edhe kjo parti, "Euro - Atlantike" është si gjithë tjerat. Edhe Milaimi, përpos fjalëve të bukura sidomos ndaj diasporës ku synon të gjej donacione për parti, nuk është që ka ndonjë storie suksesi apo që është i larë nga akuzat”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat