Merkel: "Rruga edhe më tutje përplot me gur"

Politika

Merkel: "Rruga edhe më tutje përplot me gur"

Nga: F.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:10
Angela Merkel

Vendet e Ballkanit perëndimor janë fqinjët tanë dhe kanë perspektivë evropiane ka porositur kancelaria gjermane Angela Merkel, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Merkel në një video-porosi me rastin e samitit që do mbahet në Poznanj të Polonisë për regjionin e Ballkanit në kuadër të procesit të Berlinit ka theksuar se : “ për realizimin e perspektivës evropiane është e domosdoshme që vendet e regjionit të tejkalojnë tensionet dhe të përmbushin kushtet”.

"Rruga është edhe më tutje plotë me gur” ka nënvizuar kancelaria gjermane.

Në Poznan të premten me 5 korrik do mbahet Konferenca për Ballkanin Perëndimor në të cilën do të marr pjesë edhe kancelaria Merkel me iniciativën e së cilës në vitin 2014 u nis procesi i Berlinit me qëllim që përshpejtohet dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të regjionit.

Në regjion ka shembuj pozitiv të dialogut thuhet në kumtesën e Merkel duke përmendur zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit të Maqedonisë së Veriut.

"Me guxim politik si të kryeministrit maqedon Zaev po ashtu edhe atij grek Cipras, iu shkoi përdore që të zgjidhet konflikti” ka thënë kancelarja Merkel.

Ajo ka shtuar se shembulli pozitiv duhet të trimëroj që të zgjidhen problemet në Bosnjë dhe ndërmjet “Serbisë dhe Kosovës ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat