Berisha: Veseli nuk ka kredibilitet

Politika

Berisha: Veseli nuk ka kredibilitet

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:05
Kadri Veseli

Politologu, Ejup Berisha, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se konteksti i reagimit të Kryetarit aktual të PDK-së është i paqartë dhe se mendon se bëhet fjalë për luftë brenda partiake mes fraksioneve të kësaj partie sesa një tentim që të pastrohen llogaritë me strukturat partiake.

“Nëpër Partitë politike gjithmonë ka luftë për pozicione më të larta dhe për ndikim në rrjedhat politike si në Parti por edhe nëpër institucione shtetërore dhe publike. Sa më i lartë pozicioni në Parti aq më i lartë do të jetë pozicioni nëpër institucionet e tjera shtetërore dhe publike. Konteksti i reagimit të Kryetarit aktual të PDK-së është i paqartë. Mendoj se më shumë bëhet fjalë për luftë brenda partiake mes fraksioneve të kësaj partie sesa një tentim që të pastrohen llogaritë me strukturat partiake, të cilat kanë bërë shkelje ligjore. Mundësitë për përçarje janë përherë prezente nëpër parti, por te ne janë dukuri shumë të rralla posaçërisht te Partitë të cilat janë në pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Berisha vlerëson se Veseli nuk ka kredibilitetin e mjaftueshëm që të bëj ndonjë pastrim në partinë e tij dhe se më shumë është një manovër.

Image
Ejup Berisha

“Vlerësoj se Kryetari i PDK-së nuk e ka kredibilitetin e mjaftueshëm që të bëj ndonjë pastrim të real në Partinë e tij. Pse do ta bënte tani ai pastrimin kur në atë parti ka pasur njerëz të cilët janë marrë edhe më herët me aktivitete kriminale. Vlerësoj se tentimi i Kryetarit të PDK-së më shumë është një manovër sesa tentim për ta pastruar Partinë nga strukturat që janë marrë me akte dhe aktivitete kriminale. Një fjalë popullore thotë “derisa qentë lehin karvani e vazhdon rrugëtimin”, ka potencuar “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka potencuar se Do të ishte mirë që ti shpallet luftë e vërtetë strukturave kriminale nëpër partitë politike.

“Do të ishte mirë që ti shpallet luftë e vërtetë strukturave kriminale nëpër partitë politike, por këto punë duhet ti bëjnë struktura tjera partiake, të cilat nuk janë marrë me krime e te këto aktualet ekzistojnë dyshime se edhe këto janë të përfshira ne aktivitete kundërligjore”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat