“Thaçi vallëzon ‘tango’ me Serbinë për interesa serbe”

Politika

“Thaçi vallëzon ‘tango’ me Serbinë për interesa serbe”

Nga: D. B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:12
Hashim Thaçi

Në Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë plani për ndarjen e Kosovës. Gjermania i dha fund kësaj ideje ruso-serbe, të përkrahur dhe mbështetur nga dyshja Thaçi - Rama.

E kryetari i VV-së, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës për ndarje të Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Kjo sipas Kurtit pasi projekti në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm.

Në prani të presidentit Hashim Thaçi që ishte ideator për korrigjim të kufijve, Kurti ka thënë se tash ka arsye për gëzim mirëpo jo për festë.

“Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës për ndarje të Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Projekti në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm. Mund të themi që kemi arsye për gëzim por jo edhe festë”, ka deklaroi ai.

Ai ka përmendur edhe letrën që dy vite më parë, më 6 korrik, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ia kishte dërguar përfaqësueses së BE-së Federica Mogherinit.

Kurti ka lexuar edhe letrën që ish’ kryenegociatorja Tahiri i ka dërguar Mogherinit, derisa ka thënë se sa i përket bashkimit me Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, se pengesa për këtë është në Beograd.

“Është Vuçiqi ai që i  diskriminon shqiptarët, e jo Prishtina ajo që po e ndaloka bashkimin me këto komuna, ka thënë Kurti duke shtuar se duhet të bëhet fillimisht anëtarësimi në OKB, të njihet Kosova e Serbia, e pastaj mund të flitet për korrigjim.

Por njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se sa të jenë gjallë nacionalizmi dhe nevoja për kalë betejash politike në Serbi, aq herë do ngjallet ideja për ndarje të Kosovës nga ana e serbëve.

“Sa herë të ketë Hashim Thaça në pushtet në Kosovë, aq kohë do të jetë nivel të ultë politik dhe do të shfaqet bamirës i Kosovës, por që në fakt Hashim Thaçi vallëzon tango me Serbinë për interesa serbe. Dhe ky kërcënim hiqet vetëm atëherë kur këta Thaçat që shiten si pronare të lirisë së Kosovës të shkojnë në shtëpi”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat