Franca ia shuan shpresat Kosovës: “E vërteta është se në Kosovë ka kriminel që janë përgjegjës për vrasjen e...”

Politika

Franca ia shuan shpresat Kosovës: “E vërteta është se në Kosovë ka kriminel që janë përgjegjës për vrasjen e...”

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:17
Merkel, Haradinaj dhe Macron

Franca ka kërkuar nga Kosova që të luftoj krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal për të dhënë “dritën jeshile” për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto janë tri kushtet që Kosova duhet t’i përmbush në mënyrë që, Franca pas Gjermanisë të thotë “PO” liberalizimit për Kosovën.

Megjithatë, këto tri kushtet janë mjaftë të vështira të përmbushën nga Qeveria e Kosovës, për faktin se, edhe kjo Qeveri si ato paraprake janë bashkëfajtorë për gjendjen në të cilën gjendemi.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë luftua kurrë për “njerëzit e mëdhenj” në Kosovë. Ndërsa migrimi është si pasoj e keqqeverisjeve në vazhdimësi, kurse terrorizmi pasoj e fatkeqësive të mëparshme që i kanë ndodhur këtij populli, andaj sa ka shpresa për liberalizim?

Por, sa ka shpresa për qytetarin ku me vite të tëra po përcjellët me krim të organizuar, korrupsionin, nepotizëm e dhjetëra dukuri tjera negative?

E për çështjen e vizave, analisti politik Haki Abazi, thotë se, është bërë sikurse serialet turke.

Image
Haki Abazi

“Saktësisht, mosfunksionimi i shtetit dhe rënia e të gjitha hallkave të llogaridhënies, në rastin e qytetarëve Turq është arsyeja e vërtetë pse Kosova nuk ka liberalizim. Në Kosovën ku ka ndodhur me aminin e Presidentit të vendit një ngjarje e tillë sikur ajo me qytetarët Turq sigurisht që mund të ndodhë çdo gjë tjetër larg syve të publikut. Mund të ketë njerëz me shumë pasaporta e shumë identitete, njerëz që përdorin institucionet e Kosovës për të pastruar të kaluarën e tyre kriminale, njerëz që mund të kenë synime për të kryer sulme të llojeve të ndryshme që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Evropa nuk e ka për hajgare sigurinë dhe nuk ja lë rastit në asnjë mënyrë.

“Është fatkeqësi që qytetarët janë duke u përballur me një izolim të tmerrshëm dhe një torturë të marrjes së vizave por e vërteta është se në sistemin tonë të drejtësisë prokurori që e lufton krimin kërcënohet edhe nga politikë edhe nga vet prokuroria, e vërteta është se në vendin tonë më të njohur mund të depërtosh edhe në sekretet shtetërore, e vërteta është se në Kosovë ka edhe kriminel nga Serbia e Bosnja që janë përgjegjës për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve gjatë luftës në Kroaci, Bonje e Kosovë të cilët një ditë mund të dalin lirshëm me pasaportë në Evropë. Dhe cila familje Evropiane dëshiron të ketë fqinjë një kriminel të atillë. Shteti i Kosovës ka dështuar në gjyqësi dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe ka plotësuar disa kushte teknike në letër që nuk do të thotë asgjë në fakt”, përfundon Haki Abazi.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon takime me shtetet e fuqishme të BE-së për të marrë mbështetjen për liberalizim të vizave.

Shteti i Gjermanisë i kancelares Angela Merkel, ka thënë “Po”, megjithatë Franca e presidentit Emanuel Macron ka kërkuar tri kritere nga Kosova.

Gjatë vizitës së fundit në Paris, Haradinaj ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner, me të cilin edhe kanë nënshkruar një dokument, si “letër e qëllimit të mirë”, e ne të cilën Kosova zotohet se do të luftojë krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal.

“Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal”, ka shkruar Haradinaj të hënën në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat