Njohësi i çështjeve juridike: Po perëndon koha e Thaçit

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Po perëndon koha e Thaçit

Nga: N.H Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:59
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëron se do të vazhdojë rolin e njëjtë që ka pasur deri tani në dialog me Serbinë.

Në një qëndrim që Presidenca, nënkuptohet se Thaçi nuk konsideron se përfaqësimi i Kosovës në fazën përfundimtare në dialog me Serbinë ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Presidenti, në bazë të funksionit kushtetues që ka, është përfaqësues fuqiplotë i Republikës së Kosovës dhe ka të drejtën e kryerjes së të gjitha veprimeve që lidhen me nismën dhe përfundimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare”, thuhet në këtë përgjigje, të dërguar nga Zyra për Informim e Presidencës.

Blerim Burjni, njohës i çështjeve juridike e kushtetuese, ka thënë se krahu opozitar mund ta përcjell edhe këtë rast vonuar në Gjykatë Kushtetuese.

Burjani për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se Thaçi po paralajmëron se do të vazhdojë edhe me tej koalicioni PAN, e për këtë arsye, sipas tij, mund të ketë paralajmëruar se ai nuk do të heq dorë nga kjo temë.

“Opozita mund të dërgojë edhe këtë rast vonuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kuptohet se Thaçi do të del se ka shkelur Kushtetutën e vendit, dhe më këtë rast duhet të dorëhiqet sa më parë. Ai duhet të lirojë kompetencat e uzurpuara të kryeministrit, me këtë, Thaçi po paralajmëron se do të vazhdojë koalicioni PAN e për këtë arsye mund të ketë paralajmëruar se ai nuk do të heq dorë nga kjo temë”, është shprehur Burjani.

Me tej, ai i bënë thirrje opozitës që sërish të dorëzoj rastin e presidentit në Gjykatë, pasi tentativa për të luajtur rolin e ekzekutivit është në kundërshtim me kushtetutën.

“Pra, duhet opozita sërish të dorëzoj rastin e presidentit në Gjykatë, pasi tentativa për të luajtur rolin e ekzekutivit është në kundërshtim me kushtetutën e vendit, pra koha po perëndon, Thaçi duhet të pranojë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje nuk mund më të mbrohet ky kryeministër, argat i Thaçit”, ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat