Kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës në vend të Mogherinit, kjo pritet të ndodh me Kosovën

Politika

Kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës në vend të Mogherinit, kjo pritet të ndodh me Kosovën

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:37
Josep Borrell Fontes

Analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar punën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, ku ka thënë se si në bisedime ashtu edhe procesin e Liberalizimit duke na imponuar gjithçka në mënyrë direkte apo të indirekte, përmes piunëve të saj.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini po e përfundon mandatin e saj si përfaqësues e Lartë e Politikave të Jashtme dhe të Sigurisë për BE-së e cila ishte raciste ndaj qytetarëve të Kosovës, ku në çdo proces ishte vetë ajo lëngshme, duke mos mbajtur bilancin e barazisë për qytetarët e Kosovës, si në bisedime ashtu edhe procesin e Liberalizimit duke na imponuar gjithçka në mënyrë direkte apo të indirekte, përmes piunëve të saj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka folur edhe për propozimin si pasardhës i Mogherinit të emrohet ministri aktual i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontes, për të cilin ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk beson që do të ketë ndonjë stagnim më  të madh për Kosovën.

Image
Islam Krasniqi

“Pavarësisht asaj që Spanja nuk e ka njohur republikën e Kosovës nuk besoj se do të ketë ndonjë stagnim më  të madh për Republikën e Kosovës nëse në krye  vjen ministri aktual i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontes nëse e vlerësojmë me punën Mogerinit, e cila diskriminoj popullin e Kosovës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Krasniqi ka sugjeruar që klasa politike vendore të jetë e kujdesshme ndaj bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të përgatit një platformë se çfarë kërkon nga BE-ja.

“Klasa politike e Kosovës duhet të jetë me e kujdesshme ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të ulët në tavolinë të hartoj një platformë, për të ditur se ç'ka po kërkon nga Brukseli, nga po kërkon nga dialogu, për të parë se ku është Kosova, duke mos ju shitur Spanjollit për asgjësimin, siç ju shiten Mogerinit, duke pranuar çdo ofertë të saj, oferta të cilat e izoluan Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat