Turbulencat e Kosovës veriore: Histori nga paslufta e deri më sot - Bota Sot
Turbulencat e Kosovës veriore: Histori nga paslufta e deri më sot

Politika

Turbulencat e Kosovës veriore: Histori nga paslufta e deri më sot

Nga: M.H Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia të gjitha dyqanet ushqimore, dyqanet tjera dhe kioskat me mallra në veri të Kosovës kanë qenë të mbyllura që nga e Hëna, deri më sot. Qytetarët thanë se kanë bërë rezerva për disa ditë dhe se kjo masë do të jetë në fuqi derisa Prishtina të heqë taksën. Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve, në veri të Kosovës, Rados Petroviq, tha se ky veprim i biznesmenëve filloi spontanisht, pasi ato mbetën pa mallra njëra pas tjetrit.

Mirëpo pas një takimi dje që kanë mbajtur me Shoqatën e Biznesmenëve serbe të Kosovës me temë për grevën e mbylljes së dyqaneve u vendos që të hapen dyqanet sot. Gjithashtu në fund të takimit organizata njoftoi për hapat që do t’i marrin në luftën kundër taksave.

Ata thanë se do të bëhen hapa më radikale deri në protesta të cilat tregojnë gatishmërinë e serbëve të veriut të Kosovës për t’i luftuar taksat.

Meqenëse për këto dy ditë të mbylljes ata thanë se ka qenë vetëm shenjë paralajmëruese dhe aktivitetet në veri kundër taksës nuk do të ndalen.

Maxharraj: Serbia është në gjendje të bëjë çmos që Veriun e Kosovës ta marr

Lidhur me këtë çështje Profesori i njohur, Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” tha se qëllimi i kësaj proteste nuk është taksa sipas Maxharraj kjo ka të bëjë më territorin e Veriut të Kosovës.

Tutje, Maxharraj tha se këtë trambulencë Serbia e bënë me qëllim se a mos po mundet që edhe në këtë mënyrë ta heqë taksën.

“Që prej së kanë dalë serbët nga shpellat e Karpateve dhe dhunshëm si bishat e egra janë vërsul në hapësirat e Ballkanit diku kah fundi i shekullit të XII, të cilët janë ndesh me vendasit Shqiptarët. Në këto hapësira kurrë nuk ka pas qetësi, nuk ka pas qetësi për arsye sepse Serbët me ndihmën e farës së tyre të prishtë Rusët gjithmonë ishin agresor ndaj Shqiptareve. Kështu ndodhi ne Krizën e Lindjes të vitit 1878, kur më tërheqjen e Turqve nga Ballkani, Serbet iu vërsulën Sanxhakut të Nishit e cila ishte kryesisht e banuar me shqiptare(psh.ne këtë kohë Krushumlia ishte 100%e banuar me shqiptarë, Prokupla me 80%,Nishi me 60% etj.),dhe me një marrëveshje edhe më Turqit u vërsulen dhe një territor më të madh së sa Kosova e sotme e banë tingëllim duke shfaros çdo gjë qe ishte shqiptare. U spastruan, u banë rrafsh me tokë mbi 630 fshatra shqiptare. Që nga ajo kohë Serbet vazhdimisht ishin agresor në trojet shqiptare”, thekson ai.

Ai shton se, politika pan sllaviste e kishte këtë qellim të grabitë tokat shqiptare dhe ti dëboj sa më shumë shqiptarët.

“Që nga ajo kohë shqiptaret janë në ndjekje të vazhdueshme, u ndoqën shumë në Turqi, ua ndërruan prejardhjen u ndoqën veç që të largohen nga këto troje qe të mos ketë më shqiptar. Kështu sot vetëm në Turqi jetojnë mbi 5 milion shqiptar, pra me shumë se sa ne Kosovë e Shqipëri. Politika serbo e madhe vazhdimisht ka qenë agresive jo paqësore me Shqiptarët, kështu me vonë shqiptarët edhe u ndanë më dhunë në disa shtete veç qe të mos jenë të bashkuar dhe të fortë në Ballkan. Politikë të këtillë ka qenë edhe në kohën e Mbretërisë sllave ku shqiptarët ishin në shënjestër të zhdukjes se tyre. Por kjo vazhdoi edhe në ish-Jugosllavisë ku shqiptarët vazhdimisht ishin në fokus të ndjekjes dhe zhdukjes së tyre. Mjafton të përmendët politika e Titos dhe e Aleksandër Rankoviqit e cila i presekutonte dhe vazhdimisht i ndiqte shqiptarët që të shpërngulëshin për në Turqi. Bile ka pas edhe Marrëveshje më Turqinë, por edhe projekte Serbo-Mëdha për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Se sa ishte agresive dhe jo kurr miqësore politika pan sllave ndaj Shqiptareve e tregon fakti edhe tragjedia dhe zullumi, vrasjet që i bëri Sllobodan Millosheviqi në luftën e fundit në Kosovës ku i masakroi mbi 13 shqiptare, Kosovën e bëni tokë të djegur, përdhunoi me mije qe qindra vajza, motra dhe nanat tona, i dëboj nga Kosova mbi 800 mijë shqiptare, vetëm për një qellim të caktuar ta mbajë Kosovën pa shqiptare”, pohon profesori.

Ai shton se e pësoi keq erdhi deri të Kryengritja e shqiptareve me UÇK dhe me intervenimin e NATO në krye me Amerikën dhe Kosova disi shpëtoi duke u pavarësuar dhe sot është shtet i pavarur.

Image

“Por, kjo pavarësi sikur është më bisht, sepse duke e pasur parasysh synimin shekullor të Serbisë për me grabitë toka shqiptare, si në te kaluarën dhe synim të vetin shumëvjeçar e kishte që më çdo kusht të mos e lëshoi Veriun e Kosovës për shkak të pasurive të mëdha që gjenden aty. Mu për këtë arsye fill pas luftës ndodhën dy ngjarje shumë të dhembshme për Kosovën. E para, me 2-3 shkurtë 2000 ndodhi tragjedia kur në Mitrovicë ndodhi e papritura kur Oliver Ivanoviqi kishte nisë luftën për spastrimin etnik të Mitrovicës. Atë natë bandat çetnike serbe vranë me qindra shqiptar dhe plagosën me qindra të tjerë qe nuk donin ti lëshonin shtëpia e tyre. Por dhuna e bëri të vetën me ndihmën e KFOR-it francez qe ishte instaluar qëllimshëm ne Veri. Atë natë edhe u përzunë nga Veriu në jugun e Mitrovicës mbi 15 mijë shqiptar të cilët edhe sot e kësaj dite jetojnë si refugjat në shtetin e tyre. Të nesërmen u panë rojet e Urës në Mitrovicë e cila nënkuptonte edhe ndarjen e Veriut. Kurse, e dyta ka te bëjë së menjëherë pas luftës shumë shqiptare ia mësyn të kthehen në shtëpiat e tyre në Veriun e Mitrovicës por u ndaluan nga KFOR-i francez. Por kësaj i ndihmoj shumë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët ishin prezent aty gjoja për ta qetësuar situatën, por ishte planë që mos të kthehen shqiptarët, ti pengonin shqiptarët te ktheheshin në shtëpitë e tyre. Kjo u bë në mbikëqyrjen e fort të Shërbimit sekret francez DGSE nën degjenerimin e agjentit francez Danjear Arnaudi i ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi pasiqë Hashim Thaçi ishte agjent i këtij shërbim, por edhe i UDB-ës. Në këtë mënyrë filloi ndarja e Veriut të Mitrovicës, ajo së shpejti u mbush më serb te ardhur nga Serbia të cilët shumë prej tyre ishin edhe kriminel”.

“Çdo gjë shqiptare u zhduk sa qelë e mshelë sytë, aty u instalu edhe Car Llazari, nga aty u largu Adem Jashari, çdo gjë frymonte serbisht, me simbole, me mbishkrime, etj. Njeriu kishte përshtypjen së je ne Serbi e jo në Kosovë. Aty filloi krimi i organizuar sepse ishte tokë qe nuk vepronin ligjet, por çdo gjë atje dirigjohej nga Beogradi e jo nga Prishtina. Kështu, Beogradi nën mbikëqyrën e çetnikut Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq e mori mbikëqyren e plotë te Veriu të Kosovës e cila tani po dirigjohet nga Lista Serpska. Pse ndodhë kjo ne Veriun e Kosovës. Mbajtja dhe mundësisht shkëputja e Veriut të Kosovës ishte ëndërr e moçme serbe. Serbisë nuk i hanë palla për serbët e Veriut të Kosovës, por hallin e ka për pasurit e saj qe janë më te mëdha në Evropë e më gjerë. Sipas analistëve dhe eksperteve ndërkombëtar, vlera e Veriut të Kosovës është më e madhe se sa dy herë e gjysmë krejt Serbia. Pra, Serbia është në gjendje të bëjë çmos që Veriun e Kosovës ta marr, për këtë u zhvilluan edhe bisedimet ne dialogun me Serbinë ku çarqet e caktuar pro sllave ruse-serbe e shantazhuan Hashim Thaçin që të bisedoj edhe për kufijtë e Kosovës, pra për ndarjen e Kosovës. Hashim Thaçi për disa kohë nuk e lëshonte nga goja tërmet ndarje, copëtim dhe korrigjim të kufijve. E bënte këtë sepse ishte i shantazhuar më shumë dosje nga Serbia për të kaluarën e tij, pra më fjalë tjera Hashim Thaçi ishte rob i Serbisë. Por, shpresën për ndarjen e Kosovës ia shuajti Angela Merkel ku i tha haptas së nuk ka korrigjim e as ndarje të Kosovës. Por ky hala nuk bindet me këtë, fillon të vazhdoi të punoi në këtë drejtim”, vazhdon ai.

“Serbia nuk heq dorë kollaj nga Veriu i Kosovës, ajo e luan lojën e djallit që ti instrumentalizoi serbët e veriut me skena të ndryshme ,protesta, vënie e pengesa në rrugë, për mospërfilljen e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës por vetëm at të Serbisë, e pengon Kosovën qe te inkuadrohet dhe pranohet në institucionet ndërkombëtare etj. Mu për këtë arsye Qeveria e Kosovës u detyrua qe Serbisë të ia venë taksën 100% në mallrat qe hyjnë në Kosovë. Taksa edhe u ba mollë sherri midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk lëshon për në mbajtën e taksës kurse Serbia e bojkoton dialogun dhe e kushtëzon nisjen e saj me heqjen e taksës. Bile i alarmoi edhe të gjitha institucionet ndërkombëtare se pa u hequr taksa nuk ka dialog më Kosovën. Por Kosova nuk lëshon pe. Dua të theksoi këtu se taksa është vetëm si pretekës, është vetëm si pasojë, kurse shkaku dhe arsyeja qëndron diku tjetër që ta tregoi Kosovën si problematike me të cilën nuk mund të bisedohet në dialog. Qëllimi kryesor, siç theksova edhe më pare është jo taksa, por territori i Veriut të Kosovës në te cilin të krijoj sa më shumë eksese, probleme për ta bindë Bashkësinë ndërkombëtare se i vetmi qe e vetmja zgjidhje është ndarje e Veriut të Kosovës. Këtu është qëllimi i Serbisë dhe ky ka qenë përgjithmonë qe të krijojë situatë dhe skenarë të ndryshme për ta treguar gjoja gjendjen e mjerueshme të serbeve të jetojnë në Veriun e Kosovës”, thekson profesori.

Sipas tij në këtë vazhdë në shenjë proteste Serbia e inskenoj edhe sihariqin e fundit protestën e serbeve për mungesën e mallrave ushqimore si pasojë e taksës 100%.

“U mbyllën, sipas direktivës së Beogradit, të gjitha dyqanet ushqimore, kiosqet, furrat, pompat e benzinave, u mbyllën kafiterit, lojërat e shumë gjëra të tjera, jo pse nuk kishte mallra, sepse ato depërtonin gjithsesi nga Serbia, por mallrat më qellim u hoqën nga shitoret dhe dyqanet, kioskat, për te krijuar situatën se Serbet e Veriut po vuajnë edhe nga uria. Pra, më fjalë tjera u paralizua e tërë jeta në Veri për të dramatizu çështjen e taksës edhe më shumë. Pra, nuk është hera e parë që Serbia inskenon skena të këtilla. Këtyre skenarëve nuk u beson më askush, bile as ndërkombëtaret. Këtë trumbulencë Serbia e benë me qëllim se a mos po mundet që edhe në këtë mënyrë ta heqë taksën. Foret e Serbisë nuk i hanë më askush, ato janë sos, nuk kanë efekt, nuk është taksa ajo e cila po e pengon Serbin, sepse taksat doganore janë të zakonshme midis shteteve, por Serbia përmes taksës mundohet më e zbutë situatën aspak situatën e vështirë qe e ka ,me plotë protesta të përditshme qe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit. Udhëheqja e Serbisë e cila aspak nuk dallon nga ajo e Millosheviqit nuk e ka qëllimin e taksës por problemin e ka aty se nuk mund të pajtohet më humbjen e Kosovës, që si pretkës e ka se siç thotë Vuçiq nuk mund të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët pa marr diçka Serbia, pra pa e marr Veriun e Kosovës, dhe mu për këtë arsye lidershipi i Serbisë nuk mund te gjejë zgjidhje tjetër demokratike për një Marrëveshje demokratike të njohjes së Kosovës në kufijtë ndërkombëtarisht të pranuar. Dhe Serbia me këtë lidership pasardhës të Millosheviqit nuk është në gjendje këtë ta bëjë, dhe mu për këtë arsye edhe nuk guxon të vazhdoi dialogun”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...