Anton Quni rrëfen të pathënat e zgjedhjeve në Prizren: Pse nuk fliste pa Driton Selmanajn, a do të garojë për kreun e LDK-së?

Politika

Anton Quni rrëfen të pathënat e zgjedhjeve në Prizren: Pse nuk fliste pa Driton Selmanajn, a do të garojë për kreun e LDK-së?

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 4 korrik 2019 Në ora: 21:07
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni e konsideron si të suksesshëm procesin zgjedhor të LDK-së në Prizren, ku u zgjodh kryetar dege. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, deputeti Quni ka rrëfyer gjithë ecurinë e zgjedhjeve në Prizren si dhe arsyen përse nuk kishte ndonjë ekses apo situatë të pakëndëshme si në degë të tjera.

“Populli ynë thotë: “kur diçka nisë mbarë, mbarësi sjell”, mendoj që unë dhe Dritoni e nisëm mbarë garën, duke bërë publike me kohë kandidaturat tona. Më pas punuam në teren që të dy, me aktivistët, strukturat dhe anëtarësinë e partisë. Kishte raste kur merrja pjesë në kuvende të nëndegëve dhe më jepej fjala t’u drejtohesha të pranishmëve, në rastet kur Dritoni nuk ishte i pranishëm, refuzoja të merrja fjalën me qëllimin që ta ruaj korrektësinë në raport me të si kundërkandidat. Kur të dy ishim të pranishëm, u jemi drejtuar anëtarësisë me mesazhe të bashkëpunimit, vlerësimit, respektit të ndërsjellë si dhe me premtimin që bashkëpunimi ynë për të mirën e LDK-së do të vazhdojë, pavarësisht se cili do të dalim në fund të garës fitues.  Unë dhe Dritoni, përgjatë gjithë procesit, jemi zotuar që do të japim shembullin e mirë se si mund të garohet duke ruajtur frymën pozitive dhe kolegialitetin e respektin njerëzor për njëri tjetrin. Në këtë kuptim, mendoj se të dytë mund të ndihemi të fituar, pasi që sjellja jonë dhe mesazhet që kemi përçuar i mbajtën afër e të bashkuar gjithë anëtarësinë e LDK-së në Prizren”, ka deklaruar Quni.

Ai po ashtu ka treguar nëse do të kandidojë për të parin e LDK-së apo do të përqëndrohet në LDK-në e Prizrenit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat