Pacolli merr vendime pa u konsultuar me kryeministrin Haradinaj, Kosova akuzohet se nuk e mbanë fjalën

Politika

Pacolli merr vendime pa u konsultuar me kryeministrin Haradinaj, Kosova akuzohet se nuk e mbanë fjalën

Nga: A.M. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:05
Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj

Ministritë e Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të marrin vendim pa u konsultuar me kryeministrin e vendit. I tillë është rasti edhe i vendimit të djeshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se nuk do t`i lejohet asnjë zyrtari të Beogradit vizita në Kosovë. Kështu ka njoftuar shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, i cili ka njoftuar se ky vendim është marrë pas kërcënimeve  dhe  propagandës së vazhdueshme që Serbia i bënë ndaj Kosovës.

Për këtë vendim pati edhe reagime nga Serbia, si dhe nga Bashkimi Evropian.

Për këtë reagoi edhe kryeministria të cilët deklarojnë se nuk është marrë një vendim i tillë.

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, e ka quajtur shaka të radhës dhe se Kosova nuk ka fuqi të mbajë vendime të tilla.

Image
Rexhep Shahu

Po ashtu, Shahu për “Bota sot” e ka quajtur qesharak pasi që nuk e mbanë dot fjalën nga presioni ndërkombëtar.

“Më duket si shakaja e radhës sa për lajm vere për gazeta e televizione. Nuk ka fuqi Kosova të mbajë vendime të tilla, por vetëm cenon seriozitetin e vet qeveria. Duke u bërë qesharake sepse nuk e mbanë dot fjalën për shkak të presionit ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat