BE-ja dhe Amerika nuk e duan kryeministrin Haradinaj për këto arsye

Politika

BE-ja dhe Amerika nuk e duan kryeministrin Haradinaj për këto arsye

Nga: D. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:44
Ramush Haradinaj

Fakti që Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ishte në mesin e personaliteteve që prenë shiritin në përurimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë na bën me dije se Haradinaj ka humbur respektin e vendeve mike ndaj Kosovës, ku në një farë forme ky veprim mund të jetë edhe një "ndëshkim” ndaj tij.

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se kryeministri Haradinaj dhe kjo qeveri, kaherë e kanë humbur besimin si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Sipas tij, arsyet e humbjes së besimit dihen pasi ky kryeministër kishte shkel disa herë kushtetutën dhe posa lënda shkonte ne Gjykatë Kushtetuese ky tërhiqej prej vendimeve që i bëjnë se edhe Gjykata Kushtetuese është përgjegjëse se përse ka ndaluar lëndët në gjysmë dhe nuk i ka proceduar.

“Kjo i bien se kjo Gjykatë bën marrëveshje me politikë, e kjo ka ndodhë në rastin e faljes së borxheve pa ligj, për kompanitë e ujërave, rritja e pagave në konflikt interesi, dhe shumë e shumë  skandale tjera. Po sikur edhe shumë fjalor të papërgjegjshëm për rinin e shteti, siç kishte thënë në Prizren: “se nëse gjejnë më mirë le të shkojnë ka të dojë” . Dhe për çudi askush nuk reagoi në opinion publik, nga qytetarët nga një deklaratë e tillë.

Këtij kryeministri iu ndalua viza për SHBA, përderisa para taksës ky kryeministër nuk ishte i dëshiruar nga BE, sikurse edhe sot BE-ja nuk e do këtë kryeministër. Gjermania e kishte thirrur për ti tërhequr vërejtjen për taksën, por ky njeri minimojë plot procese të rëndësishme të shtetit, madje edhe injoroi qytetarët dhe iu tha se do të ketë liberalizim të shpejtë të vizave. Pra këtij kryeministri i ka humbur kredibiliteti kaherë dhe PDK-ja është përgjegjësja kryesore se përse e mban këtë njeri kryeministër. Po këta si PAN në fund të fundit janë një dhe nuk dallojnë fare nga njëri – tjetri”, është shprehur njohësin i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat