Serbia merr një goditje të madhe nga ish agjenti i UDB-së

Politika

Serbia merr një goditje të madhe nga ish agjenti i UDB-së

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 korrik 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Ish ministri në qeverinë e kriminelit Millosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmendi emrin e shqiptarit Florim Ejupi si doras i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke tentuar ta largojë fajin nga serbët që janë bashkëpunëtor të tij.

Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta vrasin…Oliverin e vranë dhe me siguri edhe mua do të më vrasin”.

Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.

Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.

Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.

Ai thotë se, vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.

I pyetur nga Sanduloviq nëse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq më të vërtet ishin të rrezikshëm dhe mund të bënin gjëra të tilla, Petroviq thotë se “garanton se ata i kanë bërë të gjitha”.

Lidhur me këto tendenca të serbëve për t’ua hedhur fajin shqiptarëve, kanë folur për “Bota sot” njohës të çështjeve të sigurisë e drejtësisë.

Islami: Një fundosje e Serbisë karshi propagandave të tyre mashtruese ndaj Kosovës

Image
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, thotë për “Bota sot” se këto veprime të serbëve ekzistojnë që moti, mirëpo tash nuk po kanë efekt, sepse sipas Islamit, ndërkombëtarët e kanë kuptuar lojën e tyre.

“Këto veprime të Serbisë, datojnë që moti, ku tendenca për t’ua hedhur fajin shqiptarëve për krimet e tyre, është primare për ta nën “çadrën” e luftës speciale të Serbisë ndaj Kosovës. Mirëpo, këto veprime nuk po pinë më ujë as te ndërkombëtarët, pasi që gjithçka po kuptohet dhe vet arratisja e Radojiçiq, hedh dyshime se vrasja është e porositur nga Beogradi dhe Ivanoviq është vrarë nga njerëz të Serbisë. Tani, edhe dalja e përgjimeve telefonike ku flet një ish agjent i UDB-së dhe tregon gjithçka rreth planeve për të kryer krime dhe ato t’i hedhin mbi supet e shqiptarëve, është një fundosje e Serbisë karshi propagandave të tyre mashtruese ndaj Kosovës”, ka thënë Islami.

Ai thekson se Kosova nuk ka pse të frikësohet nga këto veprime.

“Kosova nuk ka pse të frikësohet nga kjo lojë e Serbisë, ku edhe vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, drejtoi gishtin te një shqiptarë kinse si vrasës i Ivanoviqit, pasi që ndërkombëtarët, madje edhe vet qytetarët e Serbisë i kanë kuptuar këto gënjeshtra. Mirëpo, institucionet e Kosovës vazhdimisht duhet të jenë të qeta dhe të mos bien pre e provokimeve serbe”, potencoi ai.

Gashi: Njësoj u veprua me rastin “Panda”

Image
Tomë Gashi

Edhe avokati Tomë Gashi, thotë se nuk është risi ky veprim i serbëve. Ai për “Bota sot” ka kujtuar rastin “Panda”, si të ngjashëm me vrasjen e Ivanoviqit.

“Nuk është aspak risi ajo që ka deklaruar haptas në media ish agjenti i UDB serbe. Këto janë metoda klasike dhe mjaft primitive që përdorën dhe në raste te tilla dëshirohet të arrihen shumë efekt. Kryesorja është që të fajësohet kombi apo populli rival me të cilin janë para lufte apo janë në atë masë të tensionuara raportet sa që vërehen persona të vet atij nacionaliteti, në këtë rast serbët vrasin serb dhe qëllimi është të fajësohen shqiptarët. Këtë të gjithë e din, por pak e kuptojnë. Dhe më së qarti ka qenë rasti “panda” në Pejë, ku janë vrarë nga shërbimi serb diku 5 të rijnë serb të pafajshëm me një kafiteri dhe për këtë janë fajësuar për gati 20 vjet shqiptarët, te quajtur terrorist shqiptarë ish pjesëtarët e UÇK, sa që jeta e atyre 5 të rinjve ka qenë sakrifikim i tyre nga ana e vet serbëve që të akuzojnë UÇK si terroriste në opinionin ndërkombëtarë dhe dihet se kur një organizatë çfarëdo qoftë, po posaçërisht ushtarake shpallet konsiderohet terroriste çka pason likuidimi i asaj organizate nga të gjitha forcat e shteteve demokratike e që në këtë rast kemi pas fatin që ata që e kanë përcjell situatën në Kosovë e kanë ditur se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët dhe pastaj erdhëm në një situatë ku vet udhëheqësit serb diku para një apo dy vite e pranuan se rasti “panda” është sakrifikim i të rinjve serb, nga vet serbët dhe se këtë e kanë bërë njësiti e UDB dhe ushtarakët e tyre që t’i fajësojnë shqiptarët në vend që të kërkojnë deri në OKB që të akuzohen ata serb dhe që Serbia të fajësohet për këtë masakër të të rinjve të vrarë për arsye haptas politike”, është shprehur Gashi.

Ai tutje ka kritikuar pushtetarët e vendit se po takohen me kriminelë serb, teksa thotë se jemi me fat që Amerika dhe KFOR-i gjenden në Kosovë.

“Neve shqiptarëve na mjaftojnë të shajmë nja 3 ditë Serbinë në mediat tona dhe në fb dhe rasti u harrua, ndërsa tani në këtë veprim edhe këtë deklarim të ish agjentit te UDB-së dhe normal që edhe burrështetasit tanë kanë bërë shumë gabime në sferën e sigurisë kombëtare dhe na e kanë bë Kosovën sikur të ishte bahçe private e tyre dhe që lavdërohen e takohen me kriminel ordiner serb udhëheqësit tanë shtetëror dhe pastaj për ta mbrojt vetën, kryeministri Haradinaj thotë se para tij ai kriminel serb, Milan Radojiqiq është takuar edhe me presidentin Thaçi, thuajse kjo është shfajësim. Pastaj na del e vërtetuar se në vet kabinetin e presidentit Thaçi ka pas zyrtar serb të BIA-së dhe çka të themi më shumë mos me qenë Amerika dhe KFOR-i, na kishin ardh haptas deri në Prishtinë forcat serbe te infiltruar si civil dhe i kishim quajtur qytetarë te Kosovës, bile edhe i kishim fut në institucione siç shumë prej tyre janë. Nuk ka vend në botë që i bën ministra e zv ministra e zyrtar qeverie e ju jep rroga e benefite atyre që haptas se pranojnë shtetin në të cilin janë zyrtar shtetëror. Po kon e përfaqëson lista serbe? Serbinë normal ne institucione të Kosovës dhe kjo i bie që ne e dimë dhe për një troh pushtet bëjmë edh ne koalicione”, tha ai.

Tërnava: Serbia bënë plane për të vrarë serbë në Kosovë, dhe fajin t’ua hedhin shqiptarëve

Image
Hajrullah Tërnava

Ndërsa eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, teksa ka folur për rastin “Panda” në vitet e 90ta, ka thënë se Serbia është në gjendje të bëj gjithçka për t’i arritur qëllimet e veta.

“Serbia për t’i arritur qëllimet e saja është në gjendje të ndërmerr veprime të ndryshme qofshin edhe vrasje të popullatës së vet për t’i arritur qëllimet e saja në agjendën ndërkombëtare. Të freskëta i kemi ndodhitë e viteve të 90-ta kur në Pejë njësiti policore vrau një grup të rinjsh në aksionin “Panda“ dhe ndërkombëtarëve u jepeshin informacione se terroristët shqiptarë në një kafene në Pejë, vranë një numër të rinjsh të serbëve, për të ndërmarrë aksione policore ndaj popullatës shqiptare me qëllime të spastrimit etnik në ato pjesë, dhe mbasi vranë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në ato kohëra, këtë rast tani e pranojnë edhe vetë qeveria e Serbisë, si rast të montuar për t’i arritur qëllimet e tyre politike nacionaliste. Tani e tha edhe agjenti i UDB-së serbe, se Serbia bënë plane për të vrarë serbë në Kosovë, dhe fajin t’ua hedhin shqiptarëve, është një plan që edhe mundë ta realizojnë, por opinioni ndërkombëtar i kanë të njohura tani këto mashtrime të Serbisë, dhe jo vetëm faktori ndërkombëtar por edhe popullata serbe sikur në rastin panda, që tani e kanë të qartë se kush i ka vrarë ata persona, dhe më nuk kanë kërkuar zbardhjen e atyre rasteve të vrasjeve së serbëve”, u shpreh ai.

Ndryshe, Tërnava ka thënë se Kosova është e rrezikuar prej propagandave serbe.

“Edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit që hetimet e prokurorisë kosovare kanë dyshime se vrasësi i tij është serb, në bazë të përgjimeve telefonike ku dëgjohen serbë duke planifikuar vrasjen, dhe në rend të parë është i dyshimtë Radojçiq, përndryshe si i afërm si bashkëpunëtor i kryetarit Vuçiqit, te cilin tani Kosova e kërkon përmes Interpolit që t’i dorëzohet policisë së Kosovës, si kryes i mundshëm i kësaj vrasjeje. I shqetësuar për këtë rast reagon kryetari i Serbisë, Vuçiq, dhe fajëson shqiptarin duke e apostrofuar me emër e mbiemër, personin i cili jeton në Gjermani. Kosova me këto marifete-veprime të ulta serbe, gjithnjë do të jetë e rrezikuar nga këto propaganda negative që i udhëheqë Serbia ndaj popullit shqiptarë. Më në fund, serbët në të thënat e veta historike, edhe vetë e pranojnë se populli serb është popull gënjeshtarë, dhe një gënjeshtër e përsëritur disa herë, behet e vërtetë për opinion, këtë e pranon edhe vet baba i kombit serb, Qosiq, në veprat e tija të shkruara. E mira e gjithë të kësaj të keqe, është se ndërkombëtarët shumë mirë tani po i njohin serbët, dhe ata të rremë të tyre tani nuk i marrin si akt i kryer, por i verifikojnë në realitet, sepse edhe shërbime të huaja mirën me përgjime të rajoneve që në fund të fundit serbëve mund edhe t’ua shpalosin të gjitha bisedat që janë bërë si nga ana e vepër kryesve serbe, por edhe të institucioneve serbe”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat