Zbulohet gjithçka: Kjo është arsyeja pse Isa Mustafa po sulmohet nga zyrtarët e AAK-së

Politika

Zbulohet gjithçka: Kjo është arsyeja pse Isa Mustafa po sulmohet nga zyrtarët e AAK-së

Nga: Z.B Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:40
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Kanë vazhduar polemikat në mes të ish-kryeministrit, njëherësh edhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj më herët ju kishte kundërpërgjigj një reagimi të Mustafës i cili i sugjeron që më mirë të merret me zyrtarët e arrestuar për korrupsion se sa me opozitën.

Madje, ministri i Infrastrukturës është tallur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Lekaj ka thënë se ish-kryetari i Prishtinës e di një punë më së miri: vajtimin.

Derisa Mustafa ju ka kundërpërgjigjur dhe ndër të tjera Lekajn e quan edhe kriminel.

“Zoti Minister Lekaj, unë vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrisë tuaj dyshohet se po ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë”, ka shkruar Mustafa.

Ndërsa, në lidhje me këto deklarata zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot” tha se jo vetëm AAK, por e tërë kasta PAN është në panik këtyre ditëve, pas aferave dhe dështimeve të njëpasnjëshme.

Tuje, Gecaj ka thënë se mbrojtja më e mirë thuhet se është sulmi, ngase, siç thotë ai, PAN-istët dëshirojnë që me këto veprime të largojnë "nxehtësinë" politike nga vejta e tyre.

Image
Bajram Gecaj

“Por, këtë nuk do të mund ta bëjnë, sepse këtyre siç thotë populli u ka dalë "boja" krejtësisht dhe tanimë është bërë tërësisht transparente edhe për laiket më të mëdhenj politik se kjo kaste politike kujdeset vetëm për trashjen e "dhjamit" të tyre, ngase, siç ka theksuar ai, interesi i vetëm që i udhëheq është ai individual, grupor e klanor”, ka përfunduar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat