Tronditet Milaim Zeka pas hapjes së partisë

Politika

Tronditet Milaim Zeka pas hapjes së partisë

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:55
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka tashmë ka zyrtarizuar partinë e tij të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës.

Zeka pas dy vitesh deputet i Kosovës ka rritur apetitet e tij për të marrë në dorë Kosovën. Në këto vitet e tij si deputet i Kosovës kemi dëgjuar shumë akuza të bëra nga ai në drejtim të të tjerëve, mirëpo nuk kanë munguar akuzat as ndaj tij.

Ai po akuzohet se për filmin e Adem Jasharit gjatë luftës kishte kërkuar 50 deri 100 marka nga secili qytetarë i cili ka dashur ta shikoj këtë film gjatë prezantimit të Zekës nëpër Evropë.

Kështu thotë kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i cili ka vite të tëra që jeton dhe punon në Gjermani.

“Kur hajni e akuzon hajnin, pra e njëjta është kur Milaim Zeka i akuzon njerëzit e PTK-së se e kanë shkatërrua Kosovën. Unë po e them vetëm një citat – Gjatë luftës kur ishte krijuar filmi për komandantin legjendar Adem Jasharin, dhe kur e prezantonte nëpër Evropë, Milaim Zeka kërkonte 50 deri 100 marka për atë film që kush dëshironte të hynte dhe ta shihte filmin për Adem Jasharin”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Image
Gazmend Islami

Islami tutje shprehet se, Zeka është në listën e njerëzve shumë të ngushtë të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Madje ai befasohet edhe me pasurinë e Zekës të cilin e quan hajn klasik.

“Milaim Zeka është një hajn klasik i cili që nga paslufta është marrë me ryshfet dhe është marrë me gjërat të cilat nuk i takojnë një deputeti apo një politikani, dhe tash ky po del dhe flet për realitetin, dhe kur flet për çështjen e abuzimeve dhe çështjen e hajnave duhet së pari të i bëjë disa pyetje vetvetes; si është e mundur që një njeri që nuk ka qenë i kyçur në politikë apo nuk ka pas ndonjë biznes të vetin që nga paslufta të i ketë gjashtë deri në tetë banesa të veta, ka prona, ka vetura të shtrenjta, pra është një njeri i cili nuk vlen të merret me të, dhe unë jam i bindur që jo vetëm që do të jetë dështimi i radhës politik i tij, por Milaim Zeka bën pjesë në elitën e njerëzve shumë të ngushtë të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, kundër asaj që ky në media shfaqet një njeri i cili është kundërshtar i tyre politik”, potencon tutje Islami.

Sipas tij, krijimi i partisë së Milaim Zekës, është vetëm vazhdimi i një avazi të vjetër dhe lojërave që bën PDK-ja me krijimin e partive të reja për të marrë elektorat nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, në mënyrë që të shantazhoj elektoratin dhe ta vë në dyshim ose në lajthitje dhe në momentin kur bëhet zgjedhjet ky prapë shkon në krah të Kadri Veselit.

“Kur të vijnë zgjedhjet Milaim Zeka nuk do ta merr as 1 përqind të votave të përgjithshme, dhe aty do të përfundon karriera e tij politike, sepse është njeri shumë i dyshimtë, është njeri i cili nuk i ka sjell asgjë Kosovës dhe është një njeri i cili si politikan është i ndyrë dhe shfaqet para opinionit me një fjalor arrogant, një fjalor të rrugës dhe një fjalor i cili nuk i përket njerëzve të cilët kanë etikë politike dhe etikë njerëzore”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat