Ish bashkëpunëtori i afërt i Krasniqit me akuza të rënda për ish shefin e SHISH-it: Sabotues dhe pengues i luftës së UÇK-së

Politika

Ish bashkëpunëtori i afërt i Krasniqit me akuza të rënda për ish shefin e SHISH-it: Sabotues dhe pengues i luftës së UÇK-së

Nga: N.H Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:41
Fatos Klosi dhe Ahmet Krasniqi

Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj ka thënë se mos vlerësimi i duhur i luftës së fundit ka krijuar 50 mijë veteranë, dhe sipas tij, rreth 30 mijë të shpifur, në mesin e të cilëve edhe sabotator dhe pengues të luftës, si Fatos Klosi e bashkëpunëtorët e tij.

Zogaj këto komente i bëri në 21 vjetorin e Betejës së Loxhës.

Mes tjerash, ai për gazetën “Bota sot”, tha se çështja e vlerësimit të luftës çlirimtare të Kosovës nuk ka ndodhur në kohën e duhur, andaj Zogaj konsideron se edhe 20 vjet pas luftës Kosova nuk po mund ta gëzoj as lirinë as pavarësinë e merituar.

Image
Skënder Zogaj

“Çështja e vlerësimit të luftës çlirimtare të Kosovës (për fatin e keq të popullit të Kosovës), nuk ka ndodhur në kohën e duhur prandaj edhe 20 vjet pas luftës Kosova nuk po mund ta gëzoj as lirinë as pavarësinë e merituar. Mos vlerësimi i duhur i luftës ka krijuar 50 mijë veteranë (rreth 30 mijë të shpifur në mesin e të cilëve edhe sabotator dhe pengues të luftës, si Fatos Klosi e bashkëpunëtorët e tij), që janë shkaku kryesor që UÇK-ja nuk ka mundur të kurorëzohet me ushtri por ka mbetur Forcë e Sigurisë. Pra, këto e shumë devijime të tjera vlerësuese e janë dëmtuar boshtin e shtet-ndërtimit të Kosovës”.

Tutje, ai ka potencuar se e Loxhës është një nga vlerat më të lavdishme të luftës çlirimtare, që deri më tani nuk e ka marrë meritën e merituar.

“Padyshim që Beteja e Loxhës është një nga vlerat më të lavdishme të luftës çlirimtare, që deri më tani nuk e ka marrë meritën e merituar, mirëpo, them se koha po e bën të veten dhe, gjërat po e gjejnë vendin e tyre historik duke vërtetuar fjalën e artë popullore, “e vërteta vonon, por nuk harron.” Unë jam shumë optimist se, të gjitha vlerat e luftës do të faktohen dhe do të ndodh suksesi shtetëror, që Kosova e ka të merituar dhe do ta arrij”, shtoi ai.

Krejt të fund, ai ka theksuar se Loxha, Prekazi, Kosharja, Pashtriku janë ende me gjakun e njomë të trimave.

“Loxha, Prekazi, Kosharja, Pashtriku janë ende me gjakun e njomë të trimave që duhet t’u përkulemi nëse e duam ardhmërinë më të mirë të fëmijëve tanë”, ka përfunduar ish-bashkëpunëtori i afërt i Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat