Zbulohet pse Milaim Zeka e hapi partinë e re politike!?

Politika

Zbulohet pse Milaim Zeka e hapi partinë e re politike!?

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:36
Milaim Zeka

Kosova po vërshon nga krijimi i partive të reja politike. Është befasuese se si në një vend kaq të vogël si Kosova, me një popullsi sa një qytet evropian janë dhjetëra parti politike.

Befasia tjetër është së Kosovën që 20 vjet e kanë udhëheq partitë e njëjta, pra LDK-ja në koalicione me PDK-në dhe AAK-në, ose PDK-ja me partitë e njëjta.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, befasia më e madhe është se në Kosovë ka parti që as 2% të votave nuk i kanë dhe duke përfituar nga koalicionet parazgjedhore kanë arritur që të udhëheqin edhe ministri ose edhe poste tjera të rëndësishme shtetërore.

Së fundmi, edhe Milaim Zeka duke “kërkuar” postin e deputetit ka rritur apetitet e tij në politikë. Ai ka krijuar partinë më të re politike e cila quhet Partie Euroatlantike.

Për numrin e madh të partive politike në Kosovë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani thekson se, kjo është e drejt dhe liri e organizimit, duke shtuar se themelimi i partive të reja ndoshta nuk është rrugëdalje, por asi përket fuqisë së ndryshimit të rrethanave është diçka tjetër.

“Mendoj se pa një platformë të gjërë civile, pra shoqëri akademike, botë e biznesi dhe opozitën aktuale vetëm bota akademike, shoqëria e gjerë civile, pra iniciativa qytetare të gjëra LDK dhe VV mund të sjellë ndryshime të mëdha. kështu pa bashkëpunim më shumë iniciativa qytetare që po bëhen në Kosovë vështirë se mund të ndodh ndonjë ndryshim. Vetëm LDK apo VV që të dalin vet në zgjedhje janë gjasa të kufizuara”, thotë Burjani.

Ai shton se, Milaim Zeka po ka qejf me u merr me politikë, pra thjesht me provu fatin se çfarë mund të ndodh.

“Ky njeri është mik shumë i njerëzve të PDK-së dhe i lidhur me disa figura dhe mund të i bëjnë dëm partisë së tij pa strukturë dhe është vështirë për të ardhë ndryshimi. Ndryshimi është kompleks po sikur Milaimi, andaj vetëm një bashkim i madh politik, opozita, bota akademike, shoqëria civile, klasa e biznesit, iniciativa qytetare të shumta dhe LDK e VV mund të sjell ndryshimin”, thekson Burjani.

Ai thekson se ideja e partive të vogla është ide për të nxjerr përfitime personale politike por jo për të bërë ndryshimin në qeverisje.

“Për të u marr me politikë nuk është argëtim por seriozitet. Këto gjëra janë evidente dhe duhet shumë me kanë në radhë të parë serioze, sepse ndryshimet nuk vijnë me batuta por me seriozitet të madh”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat