Tomë Gashi: Gjermania kaherë i ka shpallur Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, të korruptuara

Politika

Tomë Gashi: Gjermania kaherë i ka shpallur Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, të korruptuara

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 korrik 2019 Në ora: 15:08
Tomë Gashi

Kohën e fundit kemi pasur shumë lajme ku zyrtarët e shtetit kanë keqpërdorur veturat zyrtare. Madje kemi pasur raste kur në veturat zyrtare edhe kanë bërë dashuri, e madje kanë shkuar edhe nëpër pushime në Shqipëri e kudo jashtë vendi. Skandali i fundit është ai i zëvendësministrit në Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, që u shkarkua për shkak se kishte vendosur këmbët në xhamin e veturës zyrtare.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi ka thënë për "Bota sot” se, është më së e vërtetë se në ambientin ku ne jetojmë thuajse çdo gjë keqpërdoret dhe është mëkat çka bëjnë shumica e zyrtarëve publik me asete të shtetit, të cilat janë në esencë të popullit të varfër të Kosovës dhe të atyre që paguajnë taksa.

"Askund në botën demokratike nuk ka keqpërdorime të këtilla, në këtë rast po flasim për vetura shtetërore siç ka në Kosovë. Dhe askund nuk ka vetura të shtetit pra të zyrave shtetëror më shumë se që ka në Kosovë. Po kjo është edhe një korrupsion i veçantë për ata të llojit çfarë i kemi këta zyrtarët tanë thuajse në të gjitha nivelet. Dhe për këtë arsye ne e shajmë Ambasadorin Zviceran kur na kritikon me vende dhe atë në momentin e përurimit të ujësjellësit në një qytezë të Kosovës dhe atë 20 vjet pas luftës. Neve edhe ujin na e siguron Zvicra, dhe e kemi një Qeveri 7 herë më të madhe në numra se Zvicra. Dhe kemi 70 herë më shumë këshilltarë e zyrtarë të shtetit që kanë në dispozicion vetura të cilat i keqpërdorin në çdo situatë. Madje, edhe jemi një 700 herë ma jo efikas se Zvicra, dhe të gjithë liderët tanë kanë jetuar e punuar në Zvicër dhe kanë qenë azilantë atje. Por, asgjë nuk kanë mësuar nga ajo praktikë që shteti nuk duhet me u vjedh. Nuk e kanë mësuar fare se shteti nuk duhet të vidhet, se është njëjtit sikur të vidhet shtëpia e vet, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, deri sa veturat blihen si joshje për lloj- lloj zyrtari pa asnjë nevojë Kosova nuk do të përparojë kurrë.

“Këtu tek ne nuk ndëshkohen ata që i keqpërdorin veturat e shtetit për çështje super private. Madje më vjen keq ta them, por kështu do të zgjasë deri sa të vijnë në pushtet struktura të reja, të cilët nuk do ti blejnë thuajse secilit zyrtarë vetura për të mbetur në pushtet, por do të ndërtojnë shkolla, dhe do ti edukojnë gjeneratat që do të duhet të udhëheqin shtetin e Kosovës nesër dhe të ardhmen, gjeneratat e reja. Sepse arsimi është baza e shtetit të shëndoshë dhe ne kemi njerëz që formalisht kanë diploma, por në shpirt janë të varfër dhe varfërinë e tyre shpirtërore tentojnë ta fshehin, duke keqpërdorur çdo gjë sikur shteti të ishte armik, e jo që shteti jemi vet ne populli i Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Ai konsideron se shumica e këtyre personave, në Agjencinë kundër Korrupsionit, paraqesin vetëm veturat e lodhëta të tyre, përderisa ato të shtetit që janë super moderne dhe super të shtrenjta i ngasin kah të donë për punë familjare.

“Ka aq shumë keqpërdorime saqë është vërtetuar se për të vjedh sa më shumë kanë paraqitur disa zyrtarë, se të njëjtën veturë paradite e mbushin me benzinë, e pas dite e mbushin me naftë. Dhe nga kjo nuk është dënuar askush deri më tani. Dhe për fund a din populli i Kosovës se prodhuesi gjerman i tipit “ Mercedes” thuhet se nuk i shet Qeverisë e as Parlamentit tonë vetura të tipit “Mercedes” pasi Gjermania direkt nuk ju shet “ Mercedesa” politikaneve tanë se kaherë i ka shpallur “Qeveri e korruptuar’, ka thënë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se deri sa të ketë politikë të pandëshkueshme risë së keqpërdorimeve kështu do të vazhdojnë të njëjtit.

Mulliqi: Secili keqpërdorim i veturave zyrtare duhet të sanksionohet me ligj

Image
Skënder Mulliqi

Njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, ka thënë se njëra prej “agjendave” të shumë zyrtarëve të lartë të shtetit, është edhe keqpërdorimi i veturave shtetërore për çështje private.

Sipas tij, ishte dashur që secili keqpërdorim i veturave zyrtare të sanksionohet me ligj.

“Në Kosovë që shumë kohë pak gjë po funksionon si duhet, sepse pushtetarët kanë vënë kontroll në çdo sektor të shtetit. Andaj, sigurisht se keqpërdorimet të cilat po bëhen në Kosovë, tashmë i kanë kaluar shumëfish kufirin e normales, dhe pak kush ose askush nuk po dënohet për vepra të tilla madje edhe ato kriminale. Sikur punët e pista tashmë janë bërë shumë normale, për keqpërdorime të tilla që po bëhen . Ishte dashur secili të përgjigjet para organeve të drejtësisë, madje edhe me largim nga pozita pushtetarë, kushdo qoftë ai. Këto gjëra jo të mira të cilat po ndodhin që shumë kohë para syve tanë, po mbesin shumica të heshtura edhe përkundër kërkesës të Ambasadorëve në Kosovë, që të gjithë ata të cilët ndeshën me ligjin, duhet të largohen nga strukturat shtetërore”, ka thënë Mulliqi.

Ai më tej ka shtuar se, në Kosovë fatkeqësisht pak kush është duke e ngritur zërin.

Askush nuk po e ngrit zërin kundër padrejtësive në Kosovë, madje as shoqëritë civile s’po reagojnë për qytetarët dhe keqpërdorimet, të cilat po u bëhen atyre në dëm të taksapaguesve dhe të cilat keqpërdorime janë duke na thyer kurrizin çdo ditë e më shumë.

“Turpi nuk qel varr askënd, këta që po bëjnë gjëra të tilla në kurriz të popullit janë llumi i shoqërisë sonë”, ka thënë Mulliqi.

Guraziu: Lind pyetja, si është e mundur pas gjithë këtyre skandaleve me vetura zyrtare shteti nuk po reagon?

Image
Ragip Guraziu

Ndërsa analisti politik Ragip Guraziu ka thënë se skandalet për të keqpërdorur veturat dhe paranë publike në Kosovë nuk kanë të ndalur.

“Çka do i ndodhë Kosovës më zi e më keq derisa skandalet e keqpërdorur të veturave e parasë publike, e marrëzirave të tjera, nuk kanë të ndalur derisa thuhet se këto vetura u shfrytëzuan edhe për sekse që nga ata që po pritet se po udhëheqin shtetin tani po na dalin edhe jo të moralshëm. Turpi që se mbulon marren, që mos me u keqpërdor veturat dhe paraja publike e Kosovës. Kur kemi parasysh, kohën e fundit kemi pa shumë lajme ku zyrtarët e shtetit po i e keqpërdorin veturat zyrtare. Lind pyetja se si është e mundur pas gjithë këtyre skandaleve me vetura zyrtare shteti nuk po reagon, por edhe pas 20 vjet pas lufte, kur ka reaguar shteti për këto skandale derisa i gjithë shteti i kapur me oligarkë e mafiozë më zi e më zi nuk kemi ku shkojmë derisa të gjitha këta të shkojnë në burg. Pse dhe si duhet një zyrtari me ia dhënë veturën zyrtare në shtëpi, e ai të përdorë për punë familjare, kush ja ep këtë drejtë dhe cili ligj apo ne a draft siç quhet kështu në drejtësi-juridikisht, apo dikush e ka bërë Kosovën si bahçe e babës?!”, ka thënë Guraziu.

Ai më tutje ka shtuar se kohën e fundit ka pasur raste kur edhe në veturë zyrtare kanë bërë dashuri, madje kanë shkuar për pushime në Shqipëri.

“Thënë shkurt , disa prej këtyre zyrtarëve edhe kanë bërë ndeshje, madje kanë shkua në pazar për të blerë speca e gjëra tjera. Dhe kjo do të jetë arsyeja, se çfarë duhet me ndodh që mos me u keqpërdor veturat dhe paraja publike e Kosovës, që të gjithë këta që janë përzier në këto punët e dyta, që kaherë është dashur të jenë në burg. Sepse këto gjëra nuk datojnë që nga dje por që shumë para disa viteve e sidomos pas pavarësisë së Kosovë, dhe sipas mendimit tim të gjitha qeveritë e pas lufte kanë dështuar në këtë aspekt”, ka thënë analisti politik Ragip Guraziu.

Meha: Çdo keqpërdorim i pasurisë publike është shkelje e ligjit

Image
Xhevat Meha

Kurse njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha, ka deklaruar se çdo keqpërdorim i pasurisë publike është shkelje e ligjit, kjo për faktin se shkeljet ligjore dhe mos zbatueshmëria e ligjit është fuqizuar tepër shumë dhe për kohë tepër të gjatë pothuajse qysh me përfundimin e luftës së fundit.

“Shkeljet ligjore dhe mos zbatueshmeria e ligjit janë vetëm njëra pjesë e medaljes, kurse pjesa tjetër e medaljes është pandëshkueshmëria, ose më mirë të themi paprekshmëria e shkelësve të ligjit. Përdorimi i veturave zyrtare për nevoja private është vetëm një nga shkeljet e shumta ligjore. Të gjitha këto janë duke ndodhur në Kosovë edhe pse mbështetësit e Pavarësisë së Kosovës janë duke kërkuar me ngulm fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për shkelësit e ligjit. Dhe kjo është duke u kërkuar me ngulm për më tepër se një dekadë. Shtrohet pyetja, si është e mundur që shkelësit e ligjit të janë kaq të fuqishëm? Shumë mendojnë se janë grupe të mëdha kriminale që janë shumë të fuqishme”, ka thënë Meha.

Ai pohon se strukturat kriminale janë tepër të fuqishme, por megjithatë konsideron se nuk ka mundësi që të janë kaq të paprekshëm, pa mbështetje nga dikush.

“Unë para disa viteve kam kryer hulumtime dhe analiza në lidhje me veprimtarinë e fshehtë serbe në Kosovën e pas luftës së fundit. Të gjeturat i kam paraqitur madje edhe në librin tim të botuar ne vitin 2016 "Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe”. Këtu madje e kam te paraqitur edhe modelin e veprimtarisë së strukturave të fshehta serbe të sundimit të mbi tokës nga nëntoka, ku me mbi tokë kam paraqitur se janë institucionet dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës deri në krerë të këtyre institucioneve. Fuqizimi i mos zbatueshmerisë së ligjit deri në paprekshmëri të shkelësve të ligjit është kryer nga strukturat e fshehta serbe në Kosovë përmes fuqizimit të strukturave të krimit të organizuar të cilët sundojnë krerët e institucioneve të Kosovës. Fuqia e strukturave të krimit të organizuar vjen nga mbështetja e shtetit të Serbisë si pjesë e zbatimit të programeve të tyre për Kosovën e pas luftës së fundit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat