A po zhagitet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, flasin nga LDK-ja

Politika

A po zhagitet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, flasin nga LDK-ja

Nga: D. B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:29
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë për “Bota sot” se LDK-ja ka deponuar nënshkrimet si opozitë për rrëzimin e qeverisë.

“Posa të ketë numrat e mjaftueshëm do të paraqesim në kuvend. Mocioni nuk po zhagitet për asnjë arsye tjetër, përpos asaj të kompletimit te 61 deputetëve se paku. Ju e dini që LDK-ja dhe VV-ja si opozitë janë të gatshëm dhe ndoshta do të ketë edhe ndonjë deputet të partive, në pozitë që do ta përkrahin sepse është interes nacional dhe kombëtar. Është shumë e nevojshme për vendin dhe mendoj se do të ishte veprim i drejtë dhe kërkesë e qytetarëve të Kosovës. Nëntori shpresoj të na gjejë me qeveri të re dhe të qytetarëve e jo të pushtetit dhe interesave grupore”, ka thënë deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat