“Ndarja e Kosovës ide serbe e përqafuar nga Rusia e Turqia, Thaçi ra në ndikimin e Erdoganit”

Politika

“Ndarja e Kosovës ide serbe e përqafuar nga Rusia e Turqia, Thaçi ra në ndikimin e Erdoganit”

Nga: G.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:11
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Së fundmi u publikua lajmi në media, ku Zoran Zaev ka zbuluar planin për ndarjen e Kosovës nga Thaçi, Rama, Vuçiq, Erdogan dhe Putin.

Ai kishte rënë pre e dy komedianëve rusë, të cilët e bënë të mendonin se po fliste me Pronoshenkon.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo është ide serbe, e përqafuar nga Rusia dhe Turqia, e që presidenti Thaçi është përfshirë në këtë ide nën ndikimin e Erdogan.

Image
Fadil Lepaja

“Kjo është një ide serbe, e cila është përqafuar nga Rusia dhe Turqia, që të dyja për shkak të interesave të tyre. Presidenti Thaçi mendoj se është përfshirë në këtë ide, nën ndikimin e presidentit Erdogan, marrëdhëniet e afërta, politike, në mes tyre tashmë janë të njohura”, është shprehur ai.

Ai thotë se lobimi është i katërshes së përmendur nga Zaev është i drejtuar nga administrata e Trump.

“Lobimi i përbashkët i katërshes së përmendur nga  Zaev, ka qenë i drejtuar sidomos nga administrata e Trump e cila asnjëherë nuk është deklaruar kundër, por as me ndonjë sforcim që të përkrahë atë”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat