Ish shoku i Thaçit e godet atë rreth idesë për Bashkimin Kombëtar, zbulon detaje nga OZN dhe UDB-ja serbe

Politika

Ish shoku i Thaçit e godet atë rreth idesë për Bashkimin Kombëtar, zbulon detaje nga OZN dhe UDB-ja serbe

Nga: D.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:00
Hashim Thaçi

Ndonëse ideja e Bashkimit Kombëtar nuk shuhet kurrë, megjithatë prej saj nuk duhet të hiqet dorë. Madje duhet pasur parasysh se Kosova është shtet i pavarur, dhe kjo liri e pavarësi u arrit më shumë sakrifica, me shumë djersë, vuajtje e gjak.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sali Rexhaj, i cili në një prononcim për “ bota sot” ka thënë se së pari duhet pasur parasysh se lufta e shqiptarëve në radhë të parë u zhvillua për liri e pavarësi të Kosovës, gjë që e cila u arrit me ndihmën e NATO-së në krye me SHBA-në.

“Këtë luftë tonën për liri e pavarësi, Serbia është munduar tërë kohën e me të gjitha mjetet që ta paraqes si luftë dhe angazhim për realizimin e Shqipërisë së Madhe. Pra si ide Shqipëria e Madhe është kauzë e shpifur serbe, në radhë të parë e OZN-ës e më vonë edhe e UDB-ës, për ta komprometuar luftën tonë për liri. Kjo nuk është ide as aspiratë e jona. Sot nga kjo pozitë kur duhet ta forcojmë shtetin tonë, angazhimi i disa politikanëve në Shqipëri e Kosovë për bashkim të ndryshme, qofshin ato në diplomaci, sport, heqje kufirit, marrje pasaportash të Shqipërisë e deri te Bashkimi Kombëtar, janë vetëm demagogji për ti mbuluar dështimet e tyre”, ka thënë Rexhaj.

Image
Sali Rexhaj

Sipas tij, kjo demagogji po i shkon për shtati shumë politikës anti-shqiptare të Serbisë.

“Kosova e Shqipëria janë dy shtete të pavarura dhe duhet të zhvillohen, forcohen dhe integrohen e bashkohen përmes anëtarësimit në BE dhe NATO. Nëse vie një ditë deri tek bashkimi kombëtar, ajo duhet të bëhet mes Kosovës e Shqipërisë si dy shtete të barabarta. Në asnjë mënyrë nuk duhet të këtë bashkim kombëtar duke e ndarë edhe shuar shtetin e Kosovës, siç po pretendojnë Rama e Thaçi në këtë lojën e nxitur nga Serbia, Rusia dhe Turqia. Bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet kurrë me iniciativën apo përkrahjen e Rusisë, Turqisë e Serbisë. Kjo është gjë shumë e poshtër dhe është treguar në shumë raste se çdo gjë që vie nga Serbia, Rusia e Turqia është në thelb anti-shqiptare. Nuk kanë thënë kot rilindësit se: ” dielli për në linde vetëm në perëndim. Bashkimi Kombëtar vie vetëm ashtu siç u bashkuan gjermanët dhe ai i kërkon tri kushte të cilat i ka theksuar shumë mirë ish kancelari gjerman Helmut Schmidt. Së pari duhet të kemi vullnet ne shqiptaret, pra dy shtetet tona, Kosova e Shqipëria. Dhe s dyti duhet ti bindin qarqet e vendosjes ndërkombëtare, si dhe duhet ti bindin fqinjët tanë se ky bashkim nuk është kundër tyre. Kjo siç po shihet kërkon shumë kohë, punë të mençur e durim. Për momentin kemi punë tjera shumë më të rëndësishme, sepse çdo angazhim apo ide për bashkim është vetëm demagogji. Dihet se patriotizmi është streha e fundit e politikanëve të prirë për hajni, korrupsion e krime, matrapazëve me një fjalë” ka thënë njohësi i çështjeve politike Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat