Sali Rexhaj e godet ashpër Milaim Zekën, ia numëron me rend...

Politika

Sali Rexhaj e godet ashpër Milaim Zekën, ia numëron me rend...

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:15
Sali Rexhaj dhe Mialim Zeka

Veprimtari dhe ish anëtari i Partisë Popullore të Kosovës, Sali Rexhaj, thotë se yshtja e formimit të shumë partive politike, Kosovën e ka përcjellë që nga fillimi i demokratizimit.

Sipas tij, ai u intensifikua me ndarjen e partive në dy pjesë, dhe kjo sëmundje po vazhdon edhe sot.

“Thuaja se asnjë parti nuk ka qëllim tjetër, sidomos këto të rejat në vitet e fundit, pos që në koalicion me parti tjera ti shantazhojnë ato dhe të pasurohen liderët në rastet kur pushtetit i duhet vota e tyre. Shembulli më i keq është AKR-e e cila në zgjedhjet e fundit, në kohen kur nuk e kalonte as pragun zgjedhor, lidhi koalicion me LDK-në, pastaj kaloj në qeveri me PDK-në dhe përfitoj disa ministri të rëndësishme. Sot i ka katër ministri vetëm me një deputet”, thotë Rexhaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, rast i tillë është edhe Dardan Gashi, pa parti e pa deputet, po vetëm se e ka në dorë votën e Teuta Rugovës, u be zëvendëskryeministër e ministër i diasporës.

“Milaim Zeka si matrapaz që është, po luan në kartën e njëjtë. Si pjesëmarrës në krime e hajni që nga shitja e filmave të Adem Jasharit, atyre të luftës, pastaj në dhjetëra mashtrime kriminale si me bileta, viza, shtëpi e banesa të uzurpuara...tani ka formuar parti për te fituar pak pushtet dhe ndonjë milionësh tjetër”, shprehet Rexhaj.

Ai tutje pohon se, në mungesë të kazinove, tani njerëzit si Milaimi do ta provojnë fatin me formimin e partive politike.

“Këto ditë pasi formoj parti, mori një dekorate nga Hashim Thaçi. Ky është shpërblimi i parë, pastaj vjen edhe ndonjë kockë tjetër, nëse ka fat dhe i jepet rasti”, përfundon Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat