Deliu: Njollosja e luftës së UÇK-së nga një historian, është nënçmimi më i madh që po i bëhet pjesës më të lavdishme

Politika

Deliu: Njollosja e luftës së UÇK-së nga një historian, është nënçmimi më i madh që po i bëhet pjesës më të lavdishme

Nga: V.R Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:48
Blerta Deliu

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se deklaratat e Jusuf Buxhovit, si historian është e turpshme dhe skandaloze, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Deliut:

Nuk më ka rastisë të dëgjoj dikë që me aq lehtësi atakon vlerën me sublime te popullit shqiptar, ashtu siç bëri mbrëmë Jusuf Buxhovi.

Tentimi për ta njollosur luftën e UÇK-së prej një historian është nënçmimi më i madh që po provohet ti bëhet pjesës më të lavdishime të historisë së kombit dhe popullit shqiptar.

Propaganda të tilla që kanë synim që luftën tonë çlirimtare për liri ta devijojnë nga qellimi i saj i drejtë, ka pasur gjithmonë. Diskurs të njejtë dëgjojme cdo ditë nga kundërshtarët e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ata që masakrat si ajo e Reçakut i quajnë trillim, e shqiptarëve u thonë terroristë. Është nevojë urgjente që deputetet sa më parë të votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat