Pro dhe kontra Jusuf Buxhovit 

Politika

Pro dhe kontra Jusuf Buxhovit 

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:14
Jusuf Buxhovi

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, pas kësaj deklarate të shkrimtarit Jusuf Buxhovi  të dhënë në mediat vendore ka shkaktuar reagime të shumta pro dhe kontra tij.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Faik Krasniqi, në një deklaratë dhënë “Bota sot”, bujë e kupton pse është bërë kaq shumë bujë lidhur me deklaratën e Buxhovit.

Ai  për më tepër, ka shtuar se kush është i pastër s'ka pse ta ndien vetën as të ofenduar e as të kërcënuar, pasi që Buxhovi nuk është as prokuror e as gjykatës

Image
Faik Krasniqi

“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo bujë deklarata e Jusuf Buxhovit. Njeriu ka thënë mendimin e tij dhe s'ka pse të bëhet polemika. Kush është i pastër s'ka pse ta ndien vetën as të ofenduar e as të kërcënuar, sepse z. Buxhovi nuk është as prokuror e as gjykatës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, Krasniqi ka potencuar se vendi ka problem të tjera që e kanë lënë të prapambetur vendin.

“Do te thoja që këto polemika pro dhe kontra nuk i bëjnë ndër Kosovës, sepse ky vend ka me mijëra probleme që e kanë lënë të prapambetur. Për mua shqetësuese është emigrimi i qytetareve tanë. Duhet të merren seriozisht të dhënat e Eurostat, që jemi komb në zhdukje e sipër, dhe jo deklarata të x apo y!!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat