Eskalimi i Nasim Haradinajt dhe deklarata skandaloze e Gani Kocit, thirrje prokurorëve: Po linçohet Jusuf Buxhovi!

Politika

Eskalimi i Nasim Haradinajt dhe deklarata skandaloze e Gani Kocit, thirrje prokurorëve: Po linçohet Jusuf Buxhovi!

Nga: N.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:07
Buxhovi, Haradinaj dhe Koci

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me deklaratat e fundit të shkrimtarit të madh, Jusuf Buxhovi, si dhe për reagimet e dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Gani Koci e Nasim Haradinaj.

Lidhur me këtë, Maxharraj ka thënë se Buxhovi para se gjithash është shkencëtar, shkrimtar dhe romancieri më i njohuri në trojet shqiptare.

Sipas Maxharrajt, Nasim Haradinaj është i vogël dhe i pa dije të kapet në mënyrë shkencore me Jusuf Buxhovin.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Jusuf Buxhovi, para se gjithash është shkencëtar, shkrimtar dhe romancier më i njohuri në trojet shqiptare. Puna e tij voluminoze prej shkencëtari dhe historiani vlen gati sa një akademi shkencash. Vitet e fundit ai i botoi për Kosovën 10 vëllime librash që nga antikiteti e deri më tani. Rreth këtyre librave, apo më mirë të themi rreth historisë për Kosovën u përplas në mënyrë shkencore me shkencën dhe akademikët serbë për Kosovën, për shqiptarët se këtu ishin para serbëve dhe se serbët në Kosovë u dukën diku vetëm pas shekullit 12”.

“Me këto libra për Kosovën, të cilat Buxhovi i botoi edhe në Amerikë dhe gjetiu, e lanësoi të vërtetën për Kosovën, dhe se Nasim Haradinaj është i vogël dhe i pa dije të kapet në mënyrë shkencore me Buxhovin”, është shprehur Maxharraj, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka theksuar se detyra e Buxhovit është që t’i paraqes gjërat me shifra dhe fakte, me dokumente, jo vetëm për luftën, por për çdo gjë tjetër në interes të shkencës.

“Jusuf Buxhovi është shkencëtar dhe historian, detyra e tij është që t’i paraqes gjërat me shifra dhe fakte, me dokumente, jo vetëm për luftën, por për çdo gjë tjetër në interes të shkencës, sepse çdo njeri i shkencës e hulumton vetëm të vërtetën, por që për këtë të vërtetë mund të zhvillohen pa tensione dhe ofendime diskutime dhe diskurse për atë se çfarë shkruhet. Kjo së pari u përket çarqeve shkencore”, ka theksuar ai.

Ndërsa, për reagimet e Kocit, është shprehur se lidhur me këtë rast është dashur të merret Prokuroria e shtetit, pasi sipas tij, kemi të bëjmë më linçim të një akademiku.

“Reagimet e ashpra të Gani Kocit deri në linçim, që i bije se është dashur të e heqim me kohë, kjo është e tmerrshme për kohën në të cilën jetojmë. Ka kaluar koha e thirrjeve për linçime të njerëzve. Me deklaratën skandaloze të Gani Kocit në çdo shtet normal do të merrej në pyetje nga prokuroria, për thirrje publike për linçimin e akademikut”, ka përfunduar prof. Dr. Binak Maxharraj, për gazetën “Bota sot”.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci i ka reaguar shkrimtarit Jusuf Buxhovi që deklaroi mbrëmë se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër.

Koci deklaroi se para se të gjykohet pastërtia e luftës së UÇK-së nga Buxhovi, duhet të përgjigjet për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e për arrestimin e grupit të Hysen Gegës.

Tutje, zëvendësministri tha se lufta e UÇK-së është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat.

Ndërsa, akuza të rënda në drejtim të Buxhovit, bëri edhe Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat