Kosova përfaqësohet me cirk kalamajsh në dialogun me Serbinë

Politika

Kosova përfaqësohet me cirk kalamajsh në dialogun me Serbinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 korrik 2019 Në ora: 08:00
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për gjithëpërfshirjen në dialogun me Serbinë, sipas analistëve politik po dëshmon se ai po tenton t`i ikë përgjegjësisë për dialogun me Serbinë duke tentuar ta shpërndajë atë edhe tek opozita. Madje edhe ekipi negociator vetëm pak ditë më parë u shpall i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thuhet se, këto janë improvizime.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se LDK-ja, me kohë e ka bërë publik qëndrimin e saj rreth procesit të dialogut.

Image
Naser Rugova

Sipas tij, me dialog udhëheq kryeministri si kategori kushtetuese, institucionet përgjegjëse dhe jo kreatura jo kushtetuese dhe pa legjitimitet si i ashtuquajturi ekip negociator, i cili bashke me draft ligjin për dialog i shpalli antikushtetues gjykata kushtetuese.

“LDK dhe VV, nuk e shohin veten ne këto improvizime, tani edhe PSD e kuptoj lojën e PAN-it, dhe deklarimet e tilla janë te kota askush si merr seriozisht, nuk ka proces dialogues pa zgjedhjet e reja parlamentare, formimin e qeverise se re legjitime e cila do ti kryej obligimet e veta kushtetuese dhe do ndërtoj koncenzusin e nevojshëm nacional që këto çështje te zgjidhen përfundimisht”, ka thënë deputeti Naser Rugova.

Haziri: Haradinaj peng i pazareve nga koha e PAN-it

Image
Nexhat Haziri

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se mënyra e qasjes së Haradinajt ndaj dialogut me Serbinë dhe hezitimi i tij për ti prirë këtij procesi është ikje nga përgjegjësia të cilën ia ngarkon edhe kushtetuta e vendit.

“Se krijimi i një konsenzuesi politik dhe qytetar për këtë proces është më së i nevojshëm, por Haradinaj nuk është njeri që mund ta bëjë këtë konsenzues, sidomos në mungesë të aftësive të tij politike, mungesë këtë që e ka deklaruar edhe vet, kur ia barti në mënyrë antikushtetuese kompetencat për dialog te presidenti Thaçi. Po ashtu kryeministri Haradinaj sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, është edhe peng i pazareve që janë bërë në kohën e formimit të koalicionit PAN, ku pjesë e këtij pazari është që me dialog të udhëheq presidenti Thaçi”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, siç shihet çdo tentativë e kryeministrit Haradinaj për të marrë përgjegjësit kushtetuese si kryeministër i vendit në procesin e dialogut me Serbinë, do ta përplas me presidentin Thaçi, e që mund ta qoj deri të rrëzimi i tij nga posti i kryeministrit.

“Andaj Haradinaj kur po kërkon gjoja një gjithë përfshirje në procesin e dialogut me Serbinë përpos shpërndarjes së përgjegjësisë, është një tentativë që ta forcoj pozicionin tij në raport me presidentin Thaçi”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

Krasniqi: Në dialog duhet të marrin pjesë intelektualët më të mirë të Kosovës

Image
Faik Krasniqi

Kurse politologu Faik Krasniqi ka thënë se është joserioze ftesa e kryeministrit Haradinaj bërë opozitës për dialog me Serbin.

Sipas tij, Kryeministri Haradinaj fillimisht injoronte përgjegjësinë për të qenë kreu i dialogut me Serbinë, madje këtë përgjegjësi ia ka lënë Presidentit Thaçi.

“Ai krijoi ekip negociator me një tufë kalamajsh, sepse kur Gjykata Kushtetuese shpalli këtë ekip negociator të paligjshëm, kujtohet që të thërras të gjithë për dialog gjithëpërfshirës. Shteti nuk është për t'u tallur, sepse në dialog me Serbinë duhet të marrin pjesë intelektualët më të mirë që ka Kosova, dhe jo cirk me kalamaj”, ka thënë politologu Krasniqi.

Burjani: Thaçi ka bllokuar dialogun

Image
Blerim Burjani

Kurse njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë se kryeministrit i takon të udhëheq dialogun, sepse ditë apo nuk diti ai, këto kompetenca ia jep kushtetuta.

Sipas tij, ky kryeministër dihet që nuk ka aftësi për të udhëhequr këtë dialog, dhe më e keqja e kësaj çështje është bërja e një ekipi të gjerë e kryeministrit e cila është çështje e kompetencave që ka.

“A e dëshiron apo jo opozitën me vete, prapë se prapë nuk është çështje e tij, sepse nëse përfshihet opozita në dialog, më parë Kosova shkon në zgjedhje në dialog me Serbinë. Opozita nuk po sheh kredibilitet në këtë proces i cili është degraduar nga Thaçi, i cili tash e ka bllokuar Haradinaj. Andaj edhe opozita e ka të vështirë që të hyjë në këto lojëra të tilla sepse problemi është se kjo qeveri është e degraduar plotësisht”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat