Kjo është tronditja e radhës për “komandantët” që janë në Qeveri! A po ju vjen fundi?

Politika

Kjo është tronditja e radhës për “komandantët” që janë në Qeveri! A po ju vjen fundi?

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:26
Thaçi, Haradinaj, Limaj e Veseli

Kosova, që nga paslufta e deri më sot, gjithmonë, në secilën qeveri ka pasur “komandantë” në radhët e saj. Pra fjala është për ish-komandantët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë pjesë aktive në politikë. Madje shumë prej tyre janë edhe udhëheqës të partive politike të cilët kanë arritur të mbërrijnë majet më të larta duke u ngritur në “detyra” deri te posti i Presidentit.

Por, këtyre komandantëve po iu vjen fundi. Kështu paralajmëron deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku e cila shprehet se së paku për tetë vjet komandantët do të dalin në opozitë.

Image
Drita Millaku

Millaku pohon se, kjo qeveri më së largu deri në shtator do të bie.

“Asnjë qeveri deri tani nuk e ka përfundua mandatin deri në fund, edhe kjo qeveri do ta ketë fatin e njëjtë bile shumë më të shkurtër se tjerat, kjo qeveri më se largu deri në shtator përfundon për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë qeveritaret dhe do të jetë shpëtim për Kosovën”, pohon jo për gazetën “Bota sot”.

Millaku shpreson edhe për një listë të përbashkët LDK-LVV.

“Komandantët përfundojnë me qeverisje dhe zullum dhe së paku për 8 vitet e ardhshme do të jenë në opozitë. Shpresoj në një bashkëpunim më të thellë në mes të LVV dhe LDK, deri në një listë të përbashkët, listë e cila do të jetë fituese absolute", përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat