Alaramon politologu: Vulin po e kthen politikën luftësjellëse të Millosheviqit

Politika

Alaramon politologu: Vulin po e kthen politikën luftësjellëse të Millosheviqit

Nga: Z.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:16
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, në një deklarat të ti tha se kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan është formimi i ushtrisë së Kosovës dhe "përpjekjet për formimin e Shqipërisë së madhe", thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Këtë deklarat ai e ka bërë në Beograd gjatë takimit me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters, Vulin.

Ndërsa për këtë deklaratë të Vulinit politologu Ramush Tahiri, foli për gazetën “Bota sot”, ku theksoi se kjo deklaratë është pacipë dhe e pamatun e të papërgjegjshme si qëndrim serbomadh antishqiptar dhe antievropian.

Image
Politologu Ramush Tahiri

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe si i tillë faktor paqeje dhe stabiliteti dhe në këtë funksion është edhe formimi i ushtrisë së Kosovës, ndërsa deklaratat e Vulinit janë destabilizuese sepse nuk e pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë të krijuar tash e njëzet vjet, nuk e pranon hartën e re politike të Ballkanit por duke vepruar dhe kundërshtuar atë Vulin e kthen politikën luftësjellëse të Millosheviqit tash në formë tjetër”, tha politologu, Ramush Tahiri.

Sipas tij, nuk është ideja e Shqipërisë së ashtuquajtur të Madhe ajo që solli luftat e përgjakëshme në ish-Jugosllavi, ngase, sic thotë ai, është ideja e krijimit të Serbisë së Madhe në vijat Virovitica e Karlobag e Horgosh e Dragash.

“... ajo që nën Armatën Jugosllave e nën komandën e oficereve serb i përgjaku të gjithë popujt dhe të gjitha Republikat e ish-Jugosllavisë. Bartësit e asaj politike si persona dhe si parti politike sot janë në pushtet në Serbi dhe ky është rreziku që e kërcënon paqen dhe për këtë Bashkimi Evropian dhe SHBA duhet t’i detyrojnë liderët serbë të heqin dorë nga kjo politikë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat