Fati i Kosovës në duar të sigurta me Gjermaninë në krye të Komisionit Evropian

Politika

Fati i Kosovës në duar të sigurta me Gjermaninë në krye të Komisionit Evropian

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 18 korrik 2019 Në ora: 08:00
Ursula von der Leyen

Me 383 vota nga 747 vota të eurodeputetëve, ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula vonder Leyen u zgjodh presidente e Komisionit të BE-së, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE-së.

Ajo mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan.

Pas shpalljes së votimit përfundimtar, ajo tha se qëllimi i saj është një Evropë të fortë dhe e bashkuar.

Vonder Leyen do të nisë detyrën si pasuese e Jean-ClaudeJuncker në krye të komisionit më 1 nëntor. Ajo është Gjermanja e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së që nga modernizimi i Bashkimit Evropian.

Krerët e shtetit e mirëpresin lajmin

Lidhur me zgjedhjen e Ursulës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursulavonder Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme.Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajm të mirë zgjedhjen e saj e ka quajtur edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, duke thënë se presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Por, sa do të ndikojë zgjedhja e Vonder Leyen për Kosovën dhe integrimin e saj në BE dhe liberalizimin e vizave?

Rugova: Kriteret dhe standardet e nevojshme për proceset integruese në BE duhet t’i përmbushim në vet

Image
Naser Rugova

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zgjedhja e saj në krye të BE-sëështë lajm i mirë për Kosovën, duke shtuar se kriteret dhe standardet për proceset integruese në BE duhet të përmbushen.

“Kriteret dhe standardet e nevojshme për proceset integruese në BE duhet t’i përmbushim në vet si institucione të shtetit të Kosovës, por zgjedhja në pozita të tilla kyçe e miqve të Kosovës në mekanizmat e BE-së sigurisht që është lajm i mirë për Kosovën”, ka deklaruar Rugova për “Bota sot”.

Abazi: Ky është një nivel tjetër i përkushtimit gjerman për çështjet e brendshme të Evropës

Image
Haki Abazi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, vlerëson se zgjedhje e saj është lajm i mirë, pasi ajo është grua dhe kështu është sinjal i barabarësisë.

“Zgjedhja e Znj. Ursulavonder Leyen është lajm shumë i mirë nga shumë dimensione. E para është që një grua udhëheq me unionin më të madh politik, ekonomi e financiar në botë, ky është një kthim i madh dhe një sinjal i barabarësisë dhe që shekulli 21 ngadalë por sigurt po bëhet shekulli i tejkalimeve të barrierave gjinore e patriarkale. Ajo që ka ndodhur në Amerikë me zgjedhjen e Obamës si presidenti i parë me ngjyrë ka ndodhur në Evropë me përzgjedhjene femrës së parë në krye të BE”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, arsye e dytë pse është lajm i mirë, ka të bëjë me daljen nga hezitimi nga e kaluara e Gjermanisë për të marrë drejtimin e BE-së.

“E dyta ka të bëjë me daljen nga hezitimi nga e kaluara e Gjermanisë për të marrë drejtimin dhe koordinimin e punëve në Evropë, ky është një nivel tjetër i përkushtimit gjerman për çështjet e brendshme të Evropës dhe angazhimit të BE në botë. Meqë Gjermania është shteti më i fortë në Evropë dhe ekonomia me trende zhvillimi më stabile në botë kjo është poashtu një kontribut i jashtëzakonshëm”, ka vlerësuar Abazi.

E treta, sipas tij, është se Ursula vonder Leyen vjen me një përvojë të jashtëzakonshme të udhëheqjes dhe menaxhimit të çështjeve publike.

“E treta Znj. Ursulavonder Leyen vjen me një përvojë të jashtëzakonshme të udhëheqjes dhe menaxhimit të çështjeve publike dhe si ish ministre e mbrojtjes sigurisht që ka nevojë që BE të rrisë nivelin e seriozitetin për të kaluar fazën tjetër të konsolidimit dhe përafrimit me interesat e qytetarëve për të lëshuar burokracinë nga ndërtesat e qelqta të Brukselit në niveline qytetarit. Rritja e ulëseve të partive të gjelbra në Parlamentin Evropian tregon se në BE është përçuar mesazhi i brengosjes së qytetarëve për të sotmen dhe të ardhmen e gjeneratave të reja dheplanetit në përgjithësi ku lidershipi i Evropës është më se i domosdoshëm”, ka theksuar Haki Abazi për “Bota sot”.

Dialogu në nivel më serioz,  nga Prishtinë-Beograd në Kosovë-Serbi

Sa i përket Kosovës, ai thotë se kjo tregon arritjen e një konsensusi Evropian, që duket se dialogu Prishtinë-Beograd do të ngritët në dialogun Kosovë Serbi, që të cilën e ka thënë edhe presidenti francez.

“Sa i përket Kosovës, mendoj që përzgjedhja e një gjermane në krye të BE tregon arritjene një konsensusi Evropian edhe për vijën që do të ndjekin edhe në rastine zgjerimit por edhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE. Ky është lajm i mirë për të gjithë edhe për Kosovën, por edhe për Serbinë. Dialogu Prishtinë Beograd i dikurshëm po duket që gradualisht dhe me seriozitet do të ngritët në dialogun Kosovë-Serbi, këtë mendoj e ka thënë edhe presidenti francez gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai në çdo fjalim ka përmendur angazhimine përbashkët të Francës dhe Gjermanisëme institucionet e BE në përfundimine problemeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është në dorën e qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve shpresoj legjitime në zgjedhjet që do të vijnë që të përcaktojnë agjendë të qartë dhe të arsyetojnëe mbrojnë pavarësinë e shpallur në gjithë territorin e pranuar nga mëse 110 shtete. Kompromiset me Serbinë duhet të jenë kompromise për marrëdhënie funksionale siç janë ato ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë apo që në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë por assesi nuk duhet lejuar që të rikthehet në tavolinë integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës duke vënë në pikëpyetje ardhmërinë dhe ekzistencën e shtetësisë së Kosovës”, është shprehur tutje ai.

Abazi beson se nën udhëheqjen e vonder Leyen, BE do të jetë më e përkushtuar në reformat e thella dhe forcimin e zbatimit të rendit dhe ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj shumë që BE nën udhëheqjen e znj. Ursulavonder Leyen do të jetë shumë e përkushtuar në reformat e thella dhe forcimin e zbatimit të rendit dhe ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti në Kosovë, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe avancimit të marrëdhënieve normale nëpërmjet procesit të Berlinit. Kjo do t’i kontribuonte përshpejtimit të zhvillimit të rajonit dhe mandej anëtarësimit në BE poredhe sigurisë dhe stabilitetit të BE”, ka deklaruar Abazi.

Kosova po e rikthen vëmendjen

Image
Rexhep Shahu

Në anën tjetër, publicisti dhe ish gazetari, Rexhep Shahu, mendon se çdo gjerman apo gjermane në krye të KE-së, është në të mirë të Kosovës dhe se Ursula ka njohuritë e nevojshme për realitetin në Kosovë.

“Unë besoj se çdo gjerman apo gjermane është mirë të jetë në pushtet në Evropë, pasi i besoj idesë që kam në kokë se gjermanët janë aleatë të mirë të shqiptarëve. Unë besoj se tani për Kosovën nuk do flasin zyrtarë anonimë e burokratë pa ndjeshmëri të Evropës politike por zonja në fjalë që mendoj se ka njohuritë e nevojshme për realitetin në Kosovë”, ka vlerësuar Shahu.

Sipas tij, zyrtarja e lartë e KE-së nuk do ta anashkalojë apo injorojë Kosovën që deri tani e kanë lënë të vetme pa lëvizje të lirë.

“Ka më shumë se dy dekada që Kosova nuk hiqet nga pasqyra e lajmeve botërore, herë në faqe të parë e herë jo, por gjithmonëështë lajm, lajm i parë për rajonin tonë. Besoj se zyrtarja e lartë e KE-së që fatmirësisht është gjermane, nuk do ta anashkalojë apo injorojë Kosovën që deri tani e kanë lënë të vetme pa lëvizje të lirë”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat