Një gjermane në krye të KE-së, deputetja e AAK-së tregon si do të ndikojë kjo për Kosovën

Politika

Një gjermane në krye të KE-së, deputetja e AAK-së tregon si do të ndikojë kjo për Kosovën

Nga: G.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:44
Ursula von der Leyen

Një gjermane do të kryesojë Komision Evropian që nga 1 nëntori. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen arriti të fitojë këtë post me 383 nga 747 vota të mundshme, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE-së.

E zgjedhja e saj në krye të KE-së në Kosovë u vlerësua si lajm i mirë.

Lajm të mirë për Kosovën zgjedhjen e saj e vlerësuan kryeministri Ramush Haradinaj e ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Image
Time Kadrijaj

Njësoj mendoj dhe deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ajo ka thënë se tani ndikimi gjerman do të jetë më i madh në të gjitha proceset, qoftë për liberalizim të vizave, qoftë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Duke e ditur se Gjermania është përkrahëse e Kosovës, ky ashte lajm i mirë sepse tash ndikimi gjerman është më i madh në të gjitha proceset, qoftë për liberalizim të vizave po edhe ndikimi gjerman për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në proceset integruese”, ka deklaruar Kadrijaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat