Premtimet e Haradinajt për vizat, deputetja e LDK-së ia përmend gazin lotsjellës në Kuvend: Erdhe në pushtet, i harrove të gjitha

Politika

Premtimet e Haradinajt për vizat, deputetja e LDK-së ia përmend gazin lotsjellës në Kuvend: Erdhe në pushtet, i harrove të gjitha

Nga: G.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht deklarohet se liberalizimi i vizave do të bëhet së shpejti.

Një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, edhe pse deklaratat nga politikanët po vazhdojnë prej vitesh.

Lidhur me mundësinë për liberalizim dhe fajtorin për këtë, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë për gazetën “Bota sot” se po të votohej Demarkacioni me Malin e Zi kur Haradinaj hidhte gaz lotsjellës në Kuvend, Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave.

Image
Hykmete Bajrami

“Unë di një gjë; në kohën kur Haradinaj hidhte gaz lotsjellës në Kuvend, në emër të Kullës e Çakorrit sikur të ishte votuar demarkacioni me Malin e Zi, Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave”, është shprehur ajo.

Sipas Bajramit, Haradinaj pasi erdhi në pushtet e harroi edhe Kullën edhe Çakorrin dhe e votoi demarkacionin dhe tashmë fajtori dihet.

“Ramushi erdhi në pushtet, e harroi edhe Kullën edhe Çakorrin, e votoi demarkacionin por situata në BE dhe në vendet anëtare të BE-së ndryshoi, kështu që fajtorin e dinë krejt. Tash me ketë Qeveri jo vetëm BE-ja është skeptike por skepticizmi ka kapluar secilin qytetar të vendit”, ka deklaruar Bajrami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat