Haradinaj merr vendim të ri për Demarkacionin me Malin e Zi

Politika

Haradinaj merr vendim të ri për Demarkacionin me Malin e Zi

Nga: Z.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:28
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është miratuar vendimi në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit

Postimi i plotë:

Kosova cakton ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi!

Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit. Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat