“Datat e Haradinajt për vizat, kryeministri bëhet objekt tallje”

Politika

“Datat e Haradinajt për vizat, kryeministri bëhet objekt tallje”

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:11
Ramush Haradinaj

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk kanë të ndalur.

Ditëve të fundit, Haradinaj ka deklaruar se është çështje javëve që ta marrim këtë lajm të merituar, na takon ky lajm se i kemi përmbushur kriteret.

“Çështja e liberalizimit të vizave më vjen keq që ditëm ditë një vit nuk është kryer, por po ashtu po dëgjojmë lajme të mira që procesi është shumë më përpara. Në vizitën e ministrit të shëndetësisë që është anëtarë i kabinetit të kancelares Merkel Jens Spahn, e kemi biseduar edhe këtë temë. Unë mendoj se më mirë sesa ndoshta edhe kemi shpresuar jemi në çështjen e liberalizimit të vizave. Pra kryesuesja e komisionit është gjermane, gjermanët kanë marrë po them ashtu një iniciativë në të. Mendoj që tani është çështje krejtësisht vetëm e javëve, e di që disa po thonë mos po nxitohesh kryeministër, ne jemi vonuar, e vërteta është se jemi vonuar, por është çështje javëve që ta marrim këtë lajm të merituar, na takon ky lajm se i kemi përmbushur kriteret”, tha ai.

Lidhur me këto deklaratë të Haradinaj, analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë se prejse është bërë kryeministër ka dhënë premtime dhe data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave.

“Kryeministri Haradinaj prej që është bërë kryeministër ka dhënë premtime dhe data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Madje edhe para se të bëhej kryeministër. Prej se është bërë kryeministër në çdo deklarate të tij, ka dhënë afate kohore të ndryshme se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Por qytetaret e Kosovës vazhdojnë akoma të mbesin të izoluar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Gjithashtu, ai është i ka sugjeruar kryeministri të vendit që të mos flas për këtë çështje  deri sa të ketë diçka të sigurt.

“Nuk është mirë nga ana e kryeministrit që të luaj me ndjenja të qytetarëve. Mjaft kanë halle që ua kanë shkaktuar kjo klasë politike, dhe të ngarkohen edhe me këtë temë. Atë ditë që ka diçka të sigurt të flas, dhe jo për këtë temë të flas në çdo çast. Ka filluar të bëhet edhe i bezdisshëm, dhe objekt i talljeve në rrjetet sociale dhe në debatet tv!”, ka përfunduar Hradinaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat