Krasniqi: Haradinaj ka pas mijëra arsye për dorëheqje, por jo në këtë formë

Politika

Krasniqi: Haradinaj ka pas mijëra arsye për dorëheqje, por jo në këtë formë

Nga: D. B. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë dhe dorëheqja është e parevokueshme.

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se është vështirë të konkludohet se çfarë fshihet prapa kësaj dorëheqje, kjo për faktin se edhe në vitin 2004, ndodhi një gjë e tillë, për shkak të ftesës së Gjykatës së Hagës, ku Haradinaj patë dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“E njëjta gjë edhe tash po ndodh, por megjithatë për mijëra arsye Haradinaj do të duhej të largohej nga posti i kryeministrit, por jo në këtë formë. A do të kemi vazhdimësi të kësaj Qeverie apo jo, mbetet të shihet në ditët në vijim. Ka mundësi që do të zëvendësohet nga Kadri Veseli në postin e kryeministrit, dhe kjo lënë hapësirë për dyshime që me Gjykatën Speciale bëhen edhe pazare politike”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat