Haziri jep shpjegime: Përveç Hagës, kjo është arsyeja tjetër pse Haradinaj jep dorëheqje! - Bota Sot
Haziri jep shpjegime: Përveç Hagës, kjo është arsyeja tjetër pse Haradinaj jep dorëheqje!

Politika

Haziri jep shpjegime: Përveç Hagës, kjo është arsyeja tjetër pse Haradinaj jep dorëheqje!

Nga: K.M Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:50
Ramush Haradinaj

Sot, para pak minutash, qeveria e vendit ka mbetur pa shefin e saj pasi që Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje me arsyetimin se është i ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë. I kontaktuar nga “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri ka thënë se përveq ftesës nga gjykata speciale, Haradinaj ka qenë nën presion ndërkombëtarë në mënyrë që imaxhi i vendit të mos vazhdojë të goditet.

"Dorëheqja e kryeministrit Haradinaju është si rezultat i ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar, dhe ky hap i tij vije si rezultat edhe i presionit të partnerëve ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që imazhi i vendit të mos goditet edhe më tej duke pasur një kryeministër të dyshuar edhe zyrtarisht për krime nga nje gjykatë. Mendoj se dorëheqja e kryeministrit Haradinaj është një hap i qëlluar që vendi tani të shkoj në zgjedhje të parakohëshme dhe të ketë institucione dhe përfaqsues kredibil dhe legjitim për tu përballë me sfidat që ka vendi para vetës", ka thënë Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...