Gjykata Speciale që nga sekondi i parë ka qenë,është dhe deri në fund do të jetë politike. Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka theksuar se, tanimë këtë të keqe të madhe që po i bëhet Kosovës e din të gjithë.
Ai ka akuzuar deputetët që e kanë votuar Gjykatën Speciale, që sipas tij, me këtë akt e kanë dërguar kryeministrin vendit të tyre në Gjykatë.
“Duhet ti “ falenderohemi” deputeteve të Kosovës të cilët e votuan ligjin për këtë Gjykatë Nderkombetare raciste , një nacionale dhe e cila, kurrë nuk do të sjell drejtësi për askënd, pos që do të ngop dhe përmbushë apetitet e Serbisë dhe po i bejnë shërbim Serbisë duke e paraqitur tani nga agresori në viktimë”, është shprehur avokati Tomë Gashi.