Bahtiri: Haradinaj u ngut me dorëheqje, ia plotësoi dëshirën Hashim Thaçit

Politika

Bahtiri: Haradinaj u ngut me dorëheqje, ia plotësoi dëshirën Hashim Thaçit

Nga: K.M Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:55
Pacolli, Thaci dhe Haradinaj

Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, për “Bota sot” prej Turqisë është prononcuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka thënë se është për të ardhë keq që përsëri po i ndodhin këto gjëra pikërishtë Ramushit, sikurse do të ndiente keqardhje për cdo ish-luftëttarë, por ka thënë se megjithëatë kryeministri është ngutur me vendimin e tij.

“Jam i shokuar me lajmin, më vie keq që përsëri atakohet Ramush Haradinaj, ai është ngutur me vendimin e tij pasi që kjo do të ishte një realizim i qëllimit të Presidentit Thaçi që të jetë më i lirë në bisedime me Serbinë, por ne jemi aty dhe do të kujdesemi që sovraniteti i vendit të ruhet, nga kushdo. Nuk kam biseduar ende me Presidentin Pacolli, pasi që ai ndodhet në Ëashington, por, ai kthehet në mbrëmje në Prishtinë, edhe unë jam rrugës prej Turqisë dhe do të bisedojmë cka më tutje, sipas rregullave, pozita e kryeministrit i takon Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, por, le të shohim cfarë do të ndodhë”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat