Kryeministri i Kosovës, Ramuash Haradinaj, ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata e Hagës për hetimin e krimeve kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës 1998-1999.
Ndërsa për vendimin e sotëm nga kryeministri, Ramush Haradinaj, politologu Ramush Tahiri, foli për gazetën “Bota sot”, ku theksoi se vendi shkon në zgjedhje të jashtezakonshme jo ma herët se 30 dhe jo më vonë se 40 ditë.
Sipas tij, vendimi i Ramush Haradinajt si herën e parë kur dha doreheqje nga pozita e kryeministrit në vitin 2005, ngase, sic thotë ai, atëherë kush ishte thirrur si i akuzuar nga Gjykata Nderkombëtare e Hagës për krime lufte në ish- Jugosllavi, si tash kur i rastisi që për të dyten herë të ftohet si i dyshuar për krime lufte, por tash nga Gjykata Speciale në Hagë për krimet e pretenduara të UÇK –së.
“Veprimi i tij është i përgjegjshëm e dinjitoz ,dhe edhe atëherë edhe tash iu dorëzohet organeve të drejtësise për të vënë drejtësinë në vend dhe për të vërtetuar pafajsinë e tij dhe luftën e drejtë dhe të lastër të UÇK - si edhe dearohet”, tha ai.