Dorëheqja e Haradinajt gëzon qeverinë e Serbisë

Politika

Dorëheqja e Haradinajt gëzon qeverinë e Serbisë

Nga: D. B. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:32
Ramush Haradinaj

Dorëheqja e Ramush Haradinajt në njërën anë ka gëzuar qeverinë e Serbisë për lirimin e taksave serbe, në anën tjetër politikisht ka çliruar Kosovën nga ngërçi politik i kësaj qeverie.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se dorëheqja e parevokueshme e Ramush Haradinaj është befasia më e këndshme e politikës së Kosovës.

Sipas tij, kjo është dorëheqja e dytë e Haradinajt, meqë të parën e bëri kur iu kërkua nga Gjykata e Hagës dhe e dyta e tanishmja, nga Gjykata Speciale.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

“Ftesa e Gjykatës Speciale e ka kuptimin e diçkaje të pa pëlqyeshme e tronditëse për vetë Haradinajn dhe qeverinë e tij. Mos ndoshta e ka kuptimin e hapjes së dosjeve të krerëve qeveritarë të korruptuar e të kriminalizuar, e kjo ftesë e Gjykatës Speciale ka qenë e pa përballueshme për Ramush Haradinajn”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai më tej ka shuar se dorëheqja e tij ose do zbulojë shumë gjëra për Gjykatën Speciale ose do fshehë shumë gjëra të papëlqyeshme në dëm të Kosovës.

“Të gjitha Gjykatat Speciale si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni janë krijuar për të ndjekur kriminalitetin e të mëdhenjve shtetëror. Ndoshta Qeveria e Haradinajt është e kapur rëndëm dhe për këtë shkak Kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme. Tani si mbetet gjë Kosovës, përveç formimit të qeverisë se re me strukturë të LDK dhe Vetëvendosjes së Albin Kurtit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat