Veprim i Ramush Haradinaj cilësohet medalje me dy anë!

Politika

Veprim i Ramush Haradinaj cilësohet medalje me dy anë!

Nga: D. B. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:44
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha ka thënë për “Bota sot”, aktin e dorëheqjes së tanishme të Ramush Haradinaj e sheh medalje me dy anë.

Sipas tij, ky veprim i Ramush Haradinaj është një akt burrë shteti dhe luftëtari të lirisë dhe elemente të përfitimit politik.

“Akti burrështetas është i plotë dhe shumë i dinjitetshëm sidomos në këto kohë të degradimit ekstrem të vlerave morale si në politike si në shoqëri në përgjithësi. Pjesa më elemente të përfitimit politik e zbeh aktin burrështetas deri në pikëpyetje. Megjithatë unë e shoh të panevojshme përzierjen e këtyre dy pjesëve në një fjalim”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat