Deputetja e VV-së: Jemi gati për zgjedhje, dorëheqja e vonuar!

Politika

Deputetja e VV-së: Jemi gati për zgjedhje, dorëheqja e vonuar!

Nga: N.H Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:56
Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, duke folur për vendimin e fundit të kryeministrit Haradinaj, ka thënë se ndanë mendim të njëjtë sikurse lideri i partisë së saj.

“Nuk kam asgjë për të shtuar më tepër përveç asaj që ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Dorëheqje e vonuar arsyetim i gabuar”, është shprehur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Ajo për gazetën “Bota sot”, gjithashtu ka deklaruar se partia e tyre tashmë është e gatshme për zgjedhje të reja, derisa ka bërë të ditur edhe pretendimet e tyre, në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Image
Drita Millaku

“Jemi gati për zgjedhje të parakohshme dhe me siguri të plotë them se edhe jemi fitues”, ka thënë në fund Millaku për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj në një mbledhje të Qeverisë.

Ai ka thënë se ka marrë ftesën, ndërsa nuk ka treguar se kur do të intervistohet, duke thënë se këtë do ta bëjë të ditur në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat