Ish gazetari i luftës e quan të padrejtë për Haradinajn dhe Kosovën, ftesën e tij nga Specialja

Politika

Ish gazetari i luftës e quan të padrejtë për Haradinajn dhe Kosovën, ftesën e tij nga Specialja

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:11
Ramush Haradinaj pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit

Në një mënyrë krejt të papritur, të premten, kryeministri i Kosovës, dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si kreu i Qeverisë.

Arsyeja e kësaj dorëheqje, tha të jetë ftesa si i dyshuar që i është bërë nga Gjykata Speciale në Hagë, ku dhe do të udhëtojë javën e ardhshme.

Me lot në sy në konferencë për media ai u dorëhoq, një dorëheqje që pati reagime të shumta pro dhe kundër.

Image
Rexhep Shahu

Për dorëheqjen e tij dhe ftesën nga Specialja, ish gazetari i luftës dhe publicisti, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ftesa është e padrejtë ndaj tij dhe Kosovës, duke shtuar se Haradinaj në luftë ka qenë në Kosovë komandanti më komandant.

“Më duket se është e padrejtë, është presion ndaj Kosovës, ndaj Ramushit që doli kundër rrjedhës se Hashimit me shokë për korrigjim kufijsh. Unë jam emocional për Ramushin pasi në kohën e luftës ai ka qenë brenda në Kosovë komandanti më komandant dhe nuk ka bërë luftë në Tiranë a Kukës a perëndim”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat