Dy pika loti u panë në sytë e Ramush Haradinajt

Politika

Dy pika loti u panë në sytë e Ramush Haradinajt

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 20 korrik 2019 Në ora: 19:37
Ramush Haradinaj

Me lot në sy Ramush Haradinaj ka paralajmëruar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Haradinajn jemi mësuar ta shohim si njeri të fuqishëm, i cili çon pesha të rënda, burrë i patrembur dhe luftëtarë i denjë i UÇK-së, por kësaj radhe, e tradhtoi loti.

Pikat e lotit tashmë ish-kryeministri i Kosovës, i ka përdorur si dhimbje ndaj asaj që nuk do të vazhdojë më punën si kryeministër. Dhimbje më e madhe për të është paga të cilën ia rriti vetës aq sa dëshiroi. Dhimbje për të mund të jenë edhe ministrat e qindra këshilltarë e zëvendësministra që morën apo më mirë të themi me urdhër të Qeverisë zhvatën paranë publike pa e dhënë asnjë përgjegjësi morale e as penale!

Haradinajt i pikoi loti, në mënyrë që para publikut dhe votuesve të duket si hero! Por, hero nuk mund të bëhesh me dy pika loti e me qindra-mijëra keqpërdorime gjatë qeverisjes.

Haradinaj po mburret me taksë, e cila vetëm sa e ka rënduar gjendjen edhe ashtu të rëndë e të varfër në Kosovë.

Është befasuese edhe pas taksës 100%, produktet serbe të qarkullojnë në Kosovë me po të njëjtin ritëm, pa asnjë mungesë.

Taksa në vend që të ndalon dhe shtrenjton çmimet e produkteve serbe, ato mbesin të njëjta dhe për fat të keq, çmimet tjera e sidomos ato vendore u shtrenjtuan! Po si është e mundur kjo, vetëm qeveria e Ramush Haradinajt mund të jep një përgjigje të sakt.

Haradinaj në një anë mburrej me taksë, e në anën tjetër, nga pjesa e Kosovës veriore, kanë hyrë maune të tëra me produkte e mallra serbe të cilat pastaj kanë furnizuar të tërë Kosovën.

Po si është e mundur të ndodh edhe kjo, në të njëjtë kohë kur Qeveria e “shashtrisur” me vendosjen e taksës ndaj Serbisë lejon produktet e njëjta të qarkullojnë lirshëm në Kosovë? Qeveria vetëm rrugën paksa ua ka vështirësuar maunave, pra në disa pika kufitare e ka vendosur taksën e në disa tjera i ka lënë të hapura!

Edhe për këtë Qeveria e Haradinajt që po vazhdon pushtetin duhet me dhënë përgjegjësi?! Normalisht nëse ka ku të jap!

Anash kësaj, vazhdojmë të loti i Ramushit, të cilën e përdori për të u bërë përsëri hero i Kosovës, të paktën cilësime këto nga zyrtarët e partisë së tij. Si mund të jesh hero në kohën kur mijëra qytetarë për fajin e tyre, pra për fajin e kësaj dhe qeverive paraprake po e lëshojnë Kosovën si në kohën e kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq?

Pyetje kjo paska e rëndë për zyrtarët qeveritar dhe për vet Ramush Haradinajn, por që populli është shumë i interesuar për të ditë se çka po ndodhë me Kosovën, ku po na çojnë këta liderë politik e sidomos këta kryekomandantë që vetë e votuan Gjykatën Speciale e tash vajtojnë për votën e tyre?

Pas gjithë kësaj, loti i kryeministrit Haradinaj, është lot i dhimbjes për të, lot që ia këput shpirtin, lot që me dorën e vet votoi diçka që mund të dënohet nga Gjykata Speciale, edhe pse dy herë ka fituar ndaj Tribunalit të Hagës!

Megjithatë, loti i tij, rriti emocionet sidomos tek anëtarësia e AAK-së, e cila shpreson që me ndonjë taktikë, si vazhdimësi e taktikave te politikanëve të përfitoj përsëri në politikë!

Për fund, loti i Ramush Haradinajt nuk e amniston atë për keqpërdorimet, por as nuk do ta zbeh luftën e denjë të Ushtrisë Çlirimtare me ndonjë dënim eventual nga Specialja e cila tash akuzohet se është kundër UÇK-së, e pikërisht e votuar me presionin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Çfarë koincidence ndodhë në Kosovë, në mëngjes presion, e në mbrëmje fillon vaji i cili mund edhe të mos përfundoj për dikë!

Tek e fundit, dikush është fajtor për vrasjet e shqiptarëve që kanë ndodhë gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat